• |
ide | kryesore

“Rihapja e dosjes ‘Xibraka”/ Bardhi flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

Lajme, Të fundit
Këshilli Kombëtar i PD anulon zgjedhjet: Proces antistatutor!


Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka qëndruar vetëm pak minuta në SPAK. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se ishte në cilësinë person që ka dijeni për çështjen, ndërsa u shpreh se i bënë vetëm një pyetje, nëse i qëndron apo jo kallëzimit.

“Sic jeni në dijeni në 29 mars pas një denoncimi publik që kam bërë gjithçka kam denoncuar mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK.

Jam njoftuar nga drejtuesi si SPAK por edhe nga hetuesit e BKH pas dorëzimit të informacionit nga ana ime dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave që në dosje ishin cilësuar si persona të paidentifikuar.

Sot kam rikonfimruar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje nëse kisha gjë për të shtuar. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.”, tha Bardhi.


2 Comments

  1. Pastrimi i politikës vjen nga pastrimi i krimit. Edhe pse askush nuk do ta pranojë, bandat, të tashme, apo të djeshme, pikërisht nga politika kanë pasur fuqinë e tyre. Disa prej tyre si ajo e Martinaj, Ndoka, Bami, Shullazi, Lul Berisha, Abdylaj, ishin pjesë e politikës, përmes forcës dhe dhunës së tyre. Shumë prej tyre, si edhe klani Lici në Shkodër, apo Bajri, po në të njëjtin qytet, ishin fillimisht pjesë e strukturave të opozitës së tanishme dhe, edhe nëse nuk duam ta pranojmë, ata ishin garda e tyre e hekurt që në vitin 1992.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *