• |
ide | kryesore

Berisha: Metamorfoza e Altin Dumanit, hetoi më shumë çështje në krye të Task Force sesa në SPAK

Lajme, Të fundit
berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot disa shifra në lidhje me dosjet e hetuara nga strukturat e Prokurorisë që ka drejtuar Altin Dumani.

Referuar kohës kur Dumani drejtonte Task Forcën kundër korrupsionit, në vitet 2008-2009, Berisha tha se ai ka hetuar 1430 çështje me 630 të dënuar. Sipas Berishës nën drejtimin e SPAK, në vitet 2022-2023 Dumani ka hetuar 392 çështje me 199 të dënuar.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare. Lufta kundër plaçkitjes së fondeve publike dhe pasurive tuaja, është e një rëndësie jetike, vendimtare, për qytetarin, kombin dhe vendin. Sot kur Shqipëria është e zhytur në një korrupsion të lemeritshëm është më e rëndësishme se kurrë të sjell në vëmendjen tuaj, disa krahasime, bazuar në faktin se, sipas një rregulli të memories, gjërat harrohen shumë më lehtë, se sa mbahen mend. Pikërisht për këtë arsye, unë do të sjell në vëmendjen tuaj, një analizë krahasuese me tregues konkret të luftës kundër korrupsionit në vitet 2008-2009, me këtë luftë në vitet 2022-2023. Të dhënat e viteve 2008-2009 janë të gjitha të publikuara në raportet e Departamentit të Shtetit të vitit 2010-2011. Kurse të dhënat e viteve 2022-2023, janë në raportet e Skapit.

Mund të pyesni pse janë zgjedhur këto dy periudha. Në këto dy periudha, i njëjti person ka qenë në 2008-2009, drejtues i Task Forces të luftës kundër korrupsionit dhe në vitet 2022-2023, drejtues i SPAK. Krahasimi i veprimtarisë së këtyre dy njësive me një drejtues flet për shkallën e degradimit të madh të luftës kundër korrupsionit me drejtësinë e re. Kështu në vitet 2008-2009, Task Forca kundër korrupsionit regjistroi gjithsej në 2 vite, 1430 çështje, kundër 392 çështje që regjistroi totalisht në vitet 2022-2023. Me të drejtë, mund të shtrohet pyetja sa nga këto çështje u dërguan në gjykatë në atë periudhë dhe në vitet 2022-2023. Në vitin 2008 u dërguan në gjykatë gjithsej 154 çështje.

Në vitin 2023 u dërguan në gjykatë gjithsej 38 çështje. Kurse të marra së bashku, në dy vitet 2022-2023, u dërguan në gjykatë 95 çështje, kundrejt 365 çështjeve që u dërguan në gjykatë në vitet 2008-2009. Normale është të dini se sa u dënuan, sa persona u dënuan për veprën e korrupsionit për vitin 2008-2009, u dënuan gjithsej 630 punonjës, kundrejt 199 punonjësve që u dënuan në vitet 2022-2023. Pra një rënie prej 300% të penalizimeve nga gjykatat për korrupsion, siç ishte dhe rënia me dërgimin e dosjeve. Çfarë tregojnë këto të dhëna?

Këto të dhëna tregojnë degradimin e plotë të hetimin të korrupsionit nga Spaku i kontrolluar nga partia, tregojnë metamorfozën e një njeriu që 15 vite më parë dërgonte me firmën e tij në gjykatë dhe dënoheshin mbi 630 persona, kundër gjithsej 199 personave që janë dënuar në 2 vitet e fundit nga Skapi i partisë.

Këto të dhëna dëshmojnë mungesën e plotë të vullnetit për luftën kundër korrupsionit. Dy momente kam për të sqaruar këtu. Së pari, gjatë viteve 2005-2013, ministrat me ligj nuk lejoheshin të merreshin në mënyrë absolute me prokurimet publike dhe tenderat. Së dyti, edhe kjo ka rëndësinë e vet, nëse në vitet 2008-2009, u përpunuan qindra e mijëra dosje dhe u dënuan 630 persona, kjo u bë me një kosto 12 herë më të ulët se sa gjykimi i 85 dosjeve, dhe dënimi i 199 personave në vitet 2022-2023, për faktin se 17 prokurorë marrin sot rroga dy herë e gjysëm sa presidenti. Për faktin se, janë 60 hetues të BKH-së të cilët nuk ekzistonin më parë dhe mbi 100 punonjës të tjerë që rëndojnë mbi shpatullat tuaja. Kjo është arsyeja që afërmendshi merret me politikë dhe nuk merret me luftën kundër korrupsionit”, tha Berisha.


9 Comments

  1. Drejtesia e Re= Transormimi apo nenshtrimi i drejtesise se vjeter ( e mire apo e keqe) ne filial PS-je/ Rilindje.

  2. Hec o Berishe se nuk te do me njeri, ke negelur ne mes te rruges si qen. kush kalon te peshtyn e te merr me shkelma..Fund i hidhur per nje ish komunist qe deshi te behej feudali i Shqiperise. Tani do te vesh edhe vajzen tende qe eshte si UGA e FANTOCIT ne krye te vendit..ha ha ha

  3. Un nuk jetoj ne shqipri por lexoj lajmet qe ju jepni .Me ben pershtypje pse qfar thot Berisha nuk del ta kundershtoj me fakte qe ai nuk tha te verteten por shajn

    1. Perderisa nuk jeton ne shqiperi duhet reflektosh qe Task forcaat e berishes merreshin me korrupsionin e teknikeve te elektrikut te cilet edhe sot ndiqen por si krim administrativ ne gjykata te tjera. Ke Minister çoi task forca ne vitet 2008-2008 ne burg? thua ministrat atehere ishin me pak te korruptuar se tani? Mos u merr me Berishen se tani pas 12 vitesh u zgjua nga gjume, se dikush po e mban ne arrest shtepie duke konfirmuar ate qe dinim te gjithe, qe eshte i korruptuar dhe kriminel.!

      1. I madh. Dhe te madh e ben se eshte me te drejten, se po i behet nje padrejtesi atij direkt dhe shqiptareve indirekt duke neutralizuar opoziten ne Shqiperi me kthimin antikushtetues te drejtesise ne kamzhik ne dore te qeverise dhe duke e kthyer praktikisht Shqiperine ne nje narko diktature ku ekziston vetem nje parti qeveri qe nuk dallohet ku fillon karteli dhe ku mbaron qeveria dhe anasjelltas.

        Njese, komunistet dashurojne ate qe ju qi nenen, i perdhunon dhe i ben cdo dite me te varfer e pa dinjitet. Sindroma e Stokholmit eshte e njohur tek komunistet e vjeter dhe ato te rilindur ne kete dekade.

          1. Pa opozit je, po qeverine e ke, madje te forte, gati gati si e Enverit eshte. Eshte shume e forte qeveria kur eleminon opoziten, apo jo?

            Opozita si Berisha apo si dikush tjeter, kete e vendos vota. Per momentin opozita ne shumice voton Berishen, kur te votoje dile tjeter, bujrum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *