• |
ide | kryesore

Kush janë dy deputetët që votuan kundër projektrezolutës anti-korrupsion

Arkiva, Lajme, Të fundit
projektrezolutës


Dy deputetët e opozitës, Dashnor Sula dhe Agron Shehaj votuan kundër projektrezolutës antikorrupsion të PS.

Projekt-rezoluta mori 76 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa seanca është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, e cila ishte kundër, por përveç Agron Shehajt dhe Dashnor Sulës, të tjerët abstenuan.

Pas miratimit, deputeti i PD, Dashnor Sula tha se kjo rezolutë nuk është gjë tjetër përveçse një komision i posaçëm që të mbajë nën kontroll institucionet e pavarura të drejtësisë.

Deputeti Agron Shehaj deklaroi që kur Rama foli për herë të parë për këtë rezolutë anti-korrupsion se ishte kundër. Sipas Shehajt, qëllimi i kësaj rezolute është të ngrejë një komision anti-SPAK.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *