• |
ide | kryesore

Fiorentina humbi finalen e dytë radhazi, Italiano: “Zhgënjim i madh, nuk meritonim të humbisnim”

Sport
Italiano


Vincenzo Italiano është i sfilitur dhe i pikëlluar pas humbjes në finalen e Conference League ndaj Olympiacos. “Është e trishtueshme për herë të dytë. Më vjen keq sepse edhe sot patëm shumë mundësi për të shënuar të parët. Luftuam dhe djersitëm kundër një skuadre që nuk të lejon të bësh ndeshje të mira – komentoi trajneri i Fiorentinës –. Nuk meritonim të humbisnim një ndeshje të tillë, mund të kishim shkuar te penalltitë. Është një zhgënjim i madh për mua, finalja e tretë e humbur. Ndoshta na mungoi cinizmi për të fituar këto lloj garash. Më vjen keq për djemtë”.

Italiano nuk ka asgjë për të qortuar ekipin e tij. “Unë i njoh djemtë, ata ishin të gjithë gati dhe të përqendruar. Edhe mund të mos japësh gjithcka që do, por të gjithë ata që dolën në fushë dhanë atë që mundën – tha ai për Sky Sport -. Në këto finale gjërat po na shkojnë keq, na mungon kthjelltësia për të shënuar të parët. I thashë edhe presidentit të UEFA-s Ceferin se humbja dhemb. Arritja në fund për dy vite radhazi, sidoqoftë, është një meritë e madhe. Por ne duhet t’i ngremë trofetë dhe nuk ia dolëm ta bënim. Më vjen keq që pashë djemtë të qanin”.

Lexo më tej: Video/ Conference e mallkuar, Fiorentina humb finalen e dytë radhazi: Olympiacos kampion në shtesë

Për të ardhmen e tij. “Edhe unë kam një zemër dhe jetoj me emocione. Tani për tani jam i zhgënjyer dhe i pikëlluar, isha i pari që e besoja. Kemi një ndeshje të fundit në Bergamo të dielën dhe më pas do të takohem me drejtorin dhe të shohim”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *