• |
ide | kryesore

Akuzohet për trafik narkotikësh në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Lajme, Të fundit


Një 28-vjeçar, i akuzuar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar këtë të hënë në Lezhë.

Më datë 28 maj, gjykata e Tarragonës i ka caktuar të riut shqiptar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

“I akuzuar nga autoritetet spanjolle, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 28-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 8”, kapi në Shënkoll dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar K. B., 28 vjeç, i lindur në fshatin Domgjon, Lezhë.

Gjykata e Tarragonës, Spanjë, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *