• |
ide | kryesore

Elbasan/ Banorët në protestë për kanalin vaditës Polis Tufan

Lajme, Të fundit


Banorët e njësisë administrative të Shushicës janë ngritur sot në protestë pasi prej më shumë se dy javësh janë duke u përballur me thatësirën për shkak se kanali vaditës që i furnizon me ujë është i bllokuar. Ata thonë se për shkak të punimeve që po kryesohen për ndërtimin e një HEC-i  firma kontraktuese do ta mbante të bllokuar kanalin deri më datë 15 Maj 2024, por kur kjo periudhë ka kaluar ata po përballen me thatësirë që po dëmton të mbjellat sezonale.

Banorët thonë se nëse të mbjellat e tyre thahen ata rrezikojnë falimentim këtë vit pasi bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave. Shqetësimi i tyre mbështetet edhe nga kryetari i njësisë administrative të Shushicës.

I pranishëm për t’u përballur me banorët ishte edhe përfaqësuesi i firmës që po kryen punimet në Hec, i cili iu premtoi banorëve se për dy ditë do t’ju rikthehet uji.

Pas protestës së banorëve të disa fshatrave pati edhe një reagim nga bord i kullimit, ku njoftohet se kanali vaditës është në funksion të plote për ujitje, por ka një problem për çuarjen e ujit tek vepra e marrjes, pasi si pasoje e reshjeve kanë shkarë dy masive me gurë dhe kane bllokuar kanalin hyrjes. Raportohet se po punohet me krahë pasi ka vështirësi në hyrjen e mjeteve në atë teren. Sipas njoftimit edhe këtë javë banorët do të jenë pa ujë, çka shton më shumë problemet e tyre në bujqësi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *