• |
ide | kryesore

Kanye West paditet për ngacmim seksual nga ish punonjësja

Paparazzi


Ish-asistentja e Kanye West e ka paditur reperin për ngacmim seksual, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six.

Lauren Pisciotta tregoi se ajo filloi të punonte me reperin në korrik të vitit 2021, ndërkohë që ai po përgatitej të lansonte linjën e tij të modës, Yeezy.

Kushti i vetëm ishte që ajo të ishte në dispozicion të këngëtarit të “Heartless” 24/7, sa herë që ai të kishte nevojë. Për këtë, do të paguhej 1 milion dollarë. Lauren e pranoi ofertën.

Për të shlyer dëmin financiar, ai u zotua se do t’i rriste pagën në 2 milionë dollarë. Por pak pas rishikimit të pagës, ai nisi t’i dërgonte mesazhe vulgare punonjëses.

Bashkë me mesazhet, Lauren tregoi se Kanye i dërgonte edhe foto të ndryshme thuajse të zhveshur  të burrave dhe grave.

Sipas padisë, Ye më vonë “mburrej” tek miqtë se Pisciotta ishte “një Superstar i OnlyFans”.

Ajo e ka paditur West për 4,000,000 dollarë, duke përmendur shkeljen e kontratës, ngacmimin seksual, dhe një mjedis pune armiqësor.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *