• |
ide | kryesore

Real Madrid ka bërë biznes, Mbappé paguan veten: parashikohet një arkëtim prej 500 milionë euro

Sport
Mbappé


Kylian Mbappé-Real Madrid, një bashkëpunim komod që i bën të gjithë të pasur. Pas njoftimit për ardhjen e kampionit francez (rroga neto 20 milionë plus bonuse dhe një bonus nënshkrimi 100 milionë), në Spanjë tashmë kanë filluar të bëjnë llogaritë. E sipas tyre është e sigurt se të gjithë do të fitojnë. Praktikisht Mbappé paguan vetë për shërbimet e tij. Bashkimi historik do të ketë menjëherë një impakt prej të paktën njëqind milionësh, sipas asaj që kanë llogaritur disa ekspertë, mes sponsorëve, merchandising dhe kontaktet sociale. Mbappé ka edhe sponsorë personalë si Nike, Hublot dhe Oakley të cilët vlejnë të paktën 20 milionë në vit dhe Real do të arkëtojë pjesën e të drejtave të imazhit të lojtarit, që i ka rezervuar vetes gjatë negociatave.

Zakonisht Real Madrid u jep lojtarëve të tij 50%, por në rastin e Mbappé, francezi ka marrë një përqindje më të lartë gjatë fazës së negociatave. Që kur ishte pa francezin, Real kishte një xhiro prej 400 milionë në vitin 2023, sipas agjencisë Deloitte, e tani shuma është e destinuar në mënyrë të pashmangshme të rritet.

Lexo më tej:Zyrtare, Mbappé ‘galaktiku’ i ri i Real Madrid: francezi me Blancos deri në vitin 2029

Ardhja e ish-kampionit të PSG-së do të jetë përfitim edhe për sponsorët aktualë të Real, të cilët do të kenë një përfitim ekonomik. Një përfitim që do të ndikojë edhe në klub dhe do të bëjë që marka e Real Madrid të rritet edhe më shumë në të ardhmen, sipas ekspertit të marketingut Miguel Angel Hernandez. Për më tepër, ardhja e Mbappé në klubin kampion të Europës nënkupton të ardhura më të mëdha për Real Madrid dhe La Liga sa i përket të drejtave televizive.

RONALDO: “TANI E KAM RADHËN UNË TË TË ADMIROJ”

Cristiano Ronaldo ka ripostuar foton e vendosur dje në rrjetet sociale nga Mbappé, në të cilën kampioni francez shihet si fëmijë, i veshur me tutat e Real Madrid, së bashku me CR7 (idhullin e tij) që e përkëdhel. “Tani është radha ime të të admiroj. I emocionuar që të shoh duke ndezur Bernabeun. HalaMadrid”, ka shkruar kampioni portugez duke komentuar foton.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *