• |
ide | kryesore

Transportonin drògē me qese plehrash, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Spanjë


Një furgon që po udhëtonte përgjatë CV-941 i ngarkuar me thasë plehrash është tentuar të ndalohet nga policia Spanjolle.

Me të vërejtur praninë e policisë, automjeti bëri një ndryshim të papritur drejtimi përgjatë autostradës, gjë që coi në lajmërimin e policisë lokale të San Miguel de Salinas.

Sapo është ndaluar furgoni, në vendngjarje ka mbërritur edhe Garda Civile, e cila ka verifikuar se mjeti ishte i ngarkuar me marijuanë.

Në total, 63 kilogramë degë, sytha dhe gjethe të fshehura në një duzinë qese plehrash.

Ka qenë e tillë sasia e marijuanë së sekuestruar, saqë Policisë Vendore iu desh të përdorte vinçin tërheqës të bashkisë për të transportuar lëndën narkotike në zonën e ruajtjes.

Policia Vendore, me ndihmën e Gardës Civile, ka arrestuar dy personat që ndodheshin në automjet, me kombësi shqiptare, të akuzuar për veprën penale kundër shëndetit publik për trafik droge.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *