• |
ide | kryesore

Akuzohet për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e llogarive të një personi

Lajme, Të fundit


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e llogarive bankare të një personi nën dyshimet për pastrim parash. Me anë të një njoftimi, prokuroria sqaron se përgjatë periudhës janar 2021-prill 2024, rezulton se ky persona ka përfituar 17 transferta, në vlerën totale 159,983 paund ose rreth 200 mijë euro, nga persona të ndryshëm.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasit D.Ll. për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është marrë informacioni se shtetasi D.Ll, përgjatë periudhës Janar 2021-Prill 2024, rezulton të ketë përfituar 17 transferta, në vlerën totale 159,983 GBP, nga persona të ndryshëm.

Një ndër personat që kanë kryer transferta bankare janë kryer nga një shtetas i huaj, i cili deklarohet si shok i djalit të shtetasit D.Ll., i cili dyshohet se në vitin 2022 është hetuar në Angli për përdorimin e personave të tretë përmes kërcënimin me dyshimet për pastrim parash.

Bazuar në informacionet e mësipërme Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.3308 për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal dhe ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që kjo shumë monetare, e cila dyshohet si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohet apo të fshihet, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare.


2 Comments

  1. Keta qe nuk gjejne dot se ku shkuan milionat e vjedhura te inceneratoreve e dine me dt e ore se kur i merrte transfertat ky dhe nga ishte origjina e parave.

  2. Merruni me hajdutet e monstrat e qeverise e llogarite e tyre bankare apo nuk ua mban o monstra se jeni kolege,po jeni kolege ne vjedhjen e ketij vendi dhe plaçkijen e tij !
    Çfare gopin e semes u duhet ju se ne 4 vite jane kryer 17 transferta me 158 paund o kriminele ?!
    Ju jeni nje çete qe i sherbeni edi rames dhe bandes se Partise Socialiste,ju jeni mjerane e do perfundoni ne burg jo si kolege,por si bashkpunetor ne krimin e bandave qe drejton edi rama !
    Pse nuk arrestoni o plehra,mijera e mijera hajdute ne administraten e Partise se Edi Rames,nga i marrin leket keto monstra qe blejne shtepi,vila,makina luksi,pushime perrallore,toka e hotele ne bregdet,dhe ne mal o kriminele apo keni gjetur njenviktime dha tia meshojmenketij ?!
    Zoti mos paste meshire ndaj jush qe i sherbeni regjimit kriminal te edi rames dhe bandes se tij PS !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *