• |
ide | kryesore

Beleri: Me Bollanon, Rama do vazhdojë të vjedhë pronat e Himarës!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Arqile Bollano mori sot drejtimin e Bashkisë së Himarës me 12 votat e socialistëve të këshillit bashkiak.  Ai do të qëndrojë në këtë post derisa drejtësia të dalë me një vendim të prerë për Fredi Belerin dhe qeveria të vendosë për të shpallur zgjedhjet e reja në bashkinë e bregut të jugut. Sapo është mbyllur mbledhja e këshillit bashkiak, Fredi Beleri ka sulmuar Bollanon si një kryetar të pavotuar, që nuk përfaqëson askënd dhe një shërbëtor të pushtetit.

Sipas njoftimit të Belerit, emërimi i Bollanos në krye të bashkisë së Himarës tregon se pushteti do të vazhdojë të grabisë pasuritë e bregut.

“Hajdutllëku i “kryetarit të pavotuar” i faktuar në 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milionë euro abuzime me tendera, është unaza që e mban për hunde të përzgjedhurin e Partisë në pushtet” shkruan Beleri në njoftimin që ka shpërndarë për mediat.

DEKLARATE PER SHTYP

Sot , Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama , nepermjet veglave qorre qe i sherbejne ne menyre te paskrupullt dhe nepermjet forces se pushtetit politik , konsumuan grabitjen e radhes se sovranitetit te popullit te Himares duke caktuar si “kryetar te emeruar” nje te pavotuar , nje njeri qe nuk perfaqeson askend , nje sherbetor te pushtetit dhe nje deshtak ne administrimin e Himares .

Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro , servilit Arqilea Bollano , tregon se Rama do pasurite e Himares , pronat e saj , ujin e saj , detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente !

Hajdutlleku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milione euro abuzime me tendera, eshte unaza qe e mban per hunde te perzgjedhurin e Partise ne pushtet .

I premtoj popullit te Himares se shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar , te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht !

Falenderoj nga zemra cdo qendrestar , cdo keshilltar te ndershem , cdo qytetar te Himares qe po i kundervihet autokracise se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishem se kurre per te demaskuar dhe luftuar kete kaste dhe regjim autokratik .

Së bashku jemi me te forte !

HIMARA JENI JU !

Fredi Beleri,
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë

IEVP FIER, 07/06/2024


4 Comments

  1. Himara Autonome
    Himara e sakrifices e kultures e tradites e bureris
    Po shembet avash avash nga qeverit e shqiperis dhe skrupullat e saj te krahines se Himares
    Lavdia e te pareve te tyre qe u martirizuan per himaren
    Sot po martirizohet Himara nga bijte bijat niper e sterniper te tire
    Esht per te ardhur keq
    Megjithate lufta sa po ka filluar
    Himara ka nxjere dhe do nxjere ne cdo kohe kapetane
    Qe do drejtojne Himaren dhe krahinen e saj
    Keqberesit dhe bashkepuntoret e krahines se Himaresme shtetin shqipetar
    Dovije ora
    We do pergjigjen per makabren qe i bejne Krahines se Himares
    Ndeshkimi dhe mallkimi do bjere mi ta dhe familjet e tire si heretike
    Cdo krim do cdo njeri do jape llogari per katastrofen we i behet krahines se Himares
    Uroj zBelerin per kurajen dhe vendosmerin we perdor kunder shtetit shqipetar dhe bastardheve te krahines we bashkepunojne me shtetin shqipetar
    Per interesa personale
    Himara do fitoje lirin dhe Autonomin se populli dhe kapetanet e Himares luftojne me mendje
    Po te jete dhe me dufek
    Per te mbrojtur te drejtat tona
    Nom Venom Autonomi
    Ku te mos kemi te bejme me me hordhoqilat islamo komuniste
    POR ME POPULLIN E NDERSHEM HMARJOT
    URIME Z BELETI KURAJO FORCE MENCURI PER TE FITUAR BETEJEN ME ALAULERIN E ALVANOJE
    HIMARA AUTONOME

  2. Dy fjale per korrupsionin dhe SPAK.

    Pra besimi tek qeveria eshte afer Zeros. Dhe sigurisht shpresa vazhdon porse sic tregojne faktet zhgenjimi nga SPAK eshte teper i sigurte.
    Ish KM Berisha-hetohet jo ne fshehtesi por haptazi, madje ne mase sigurimi ne shtepi qe ai e ka shkelur perdite! Ne vend te angazhoje BKH dhe gjithe trupen e prokuroreve per te mbyllur hetimin ndaj Berishes, ata zvarrisin e zvarrisin ne pafundesi. Pse? Sepse ne fakt hetimi eshte politik dhe pa nje baze te qarte te te provuarit.
    Akoma me keq kur nese standarti i Berishes me hetim publik do aplikohej per fjala vjen narko-vrasesin Ben Ndoka ose te njejtin soj, nuk do ngelej trafikant pa ikur arrestit. Qesharak eshte fakti ndonese ndaj tyre hetimet jane te “fshehta” ne dallim nga Berisha qe rri ne shpi, ata ardatisen kollaj ndjekjes shteterore.
    2. Pse duhet qe SPAK te mbylle hetimin me Salen? Sepse duhet te zhvilloje dhe fokusohet ne nje hetim me te madh ate ndaj kreut te shtetkapesit Edi Rama. Qe kur e krahason per nga volumi i fakteve e provave do te duhet te jete ne burg per 200 vitet e ardhshme.
    3. Por me ironike eshte kur SPAKistet kerkojne rimandatim ose te vijojme benefitet marramendese ne nje kohe qe produkti i tyre kunder korrupsionit shteteror eshte afer zeros. Nuk ka me turp.kur kerkojne me shume nderkohe qe jane fryre nga koka e trute me mish, peshk e raki!
    4. Ne fakt ka nevoje per nje shtese ke ligji i SPAK. Qe ta bejme me referendum se kuvendi ramost zor se e miraton – ne fund te mandatit te SPAK populli te votoje me sms nese i vlereson apo jo! Nese jo, te kthejne mbrapsht gjithe benefitet qe kane marre! Keshtu sigurohet eficenca e mandatuarve.
    P.S. ti boti qe e lexon dhe sipas porosise ndalon publikimin se cenon “vijen” e partise dhe udheheqesit kupto se mileti nuk eshte injorant – ata qe tallen me te jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *