• |
ide | kryesore

Drejt “Euro 2024”: Vodafone Albania sërish Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare të Futbollit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ndërsa ekipi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit po bëhet gati për “Euro 2024” dhe sytë dhe zemra e shqiptarëve janë fokusuar tek kjo ngjarje e madhe historike, Vodafone Albania do të vijojë mbështetjen e saj edhe për 3 vjet të tjera si Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

“Ne jemi Një” do të vazhdojë të jetë slogani shoqërues i mbështetjes dhe bashkëpunimit që Vodafone Albania do të ketë me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, duke theksuar angazhimin e saj për të qenë, në çdo kohë, pranë skuadrës së zemrës së shqiptarëve.

Kontrata e sponsorizimit për 3 vitet në vazhdim, e cila vjen pas një mbështetjeje të suksesshme 6 vjeçare mes palëve, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Balazs Revesz dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka.

Si lider i teknologjisë dhe komunikacionit, Vodafone Albania do ta bëjë përvojën kuqezi më të prekshme dhe emocionuese përmes teknologjisë, rrjetit të shpejtë Gigabit dhe veçanërisht 5G-së, që në tre vitet në vijim pritet të sjellë një revolucion të jashtëzakonshëm në komunikim.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, falenderoi Vodafone Albania për mbështetjen: “Për Federatën Shqiptare të Futbollit sot është një ditë e rëndësishme. Jemi bashkë me partnerin tonë historik për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm që kemi pasur deri sot. Marrëdhënia me Vodafone ka qenë jo vetëm shumë bashkëpunuese, por na ka sjellë edhe fat, sepse jemi pjesë e finaleve të “Europianit 2024”. Jam i sigurtë se ky bashkëpunim do të jetë përsëri i frytshëm në të ardhmen. Uroj që me Vodafone të jemi edhe në Kampionatin Botëror 2026 e në vazhdim. Dua të falenderoj për bashkëpunimin CEO-n e Vodafone Albania, administratën e Vodafone dhe atë të Federatës së Futbollit.”

Bashkëpunimi i suksesshëm me Kombëtaren e Futbollit u konfirmua edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Balazs Revesz. “Filluam të sponsorizojmë Kombëtaren e Futbollit rreth gjashtë vite më parë dhe së bashku kemi tejkaluar shumë sfida. Sfidat, djemtë e Kombëtares na i përkthyen me fitore. I shpreh përgëzimet e mia skuadrës kuq e zi për profesionalizmin dhe kualifikimin në “Euro 2024”. Ne si Vodafone jemi të lumtur ta vazhdojmë këtë bashkëpunim e ta bëjmë edhe më të suksesshëm tre vitet në vazhdim. Në të ardhmen e afërt, shqiptarët do të përjetojnë eksperiencën 5G përreth stadiumit, e mundësuar vetëm nga Vodafone Albania.”

Përvojat dhe emocionet e ndeshjeve të Kombëtares në Evropian do të përjetohen vrullshëm me rrjetin më të madh në Evropë, Vodafone 5G. Shqiparët do të mund të ndajnë emocionet e ndjeshjes të sigurt dhe të qetë me paketat Roaming Vodafone.

Vodafone Albania, Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare, për shqiptarët, me shqiptarët. Ne jemi një, drejt fitores! (Ky është një artikull promocional)


2 Comments

  1. Pse te mos behet se po i rjep njerzit i detyron ç’do muaj ti futin me pahir leke se ju djeg karten,ju mban dhe leket qe kanë brenda po kaloi afati një mujor,ne fillimketa pidhat e kurves i linin leket qe kishe tani ti mbajne keta jane moterdhe graqiret e vodafonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *