• |
ide | kryesore

“Nuk të shes, rifilloj nga ty”, “Dua vetëm Juventus”. Zbulohet dialogu mes Conte e Di Lorenzo

Sport
Di Lorenzo


Giovanni Di Lorenzo është njeriu i merkatos në sesionin veror të transferimeve. Mbrojtësi anësor i Napolit është në luftë me klubin dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë. E kjo, pavarësisht ardhjes së Antonio Conte, i cili synon të besojë te kapiteni për të nisur projektin e tij të ri. Në këtë këndvështrim, zbulohet një dialog i zhvilluar mes palëve.

CRISCITIELLO ZBULON DIALOGUN CONTE-DI LORENZO

Drejtori i Sportitalia zbuloi një dialog të zhvilluar mes trajnerit të ri të të kaltërve Conte dhe mbrojtësit Di Lorenzo. Conte po shtyn në çdo mënyrë për të bindur lojtarin që të bëjë prapaktheu dhe të mbajë veshur fanellën napolitane. Por Di Lorenzo e ka bërë zgjedhjen e tij dhe dëshiron Juventus me çdo kusht. Criscitiello është i sigurt dhe ka zbuluar dialogun mes të dyve. Të premten Conte i telefonoi kapitenit: “Duhet të qëndrosh, rifilloj nga ty. Ata duhet të kalojnë mbi trupin tim për të të shitur”.

Lexo më tejConte, zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, De Laurentiis: “Një trajner elitar, me të ringrihemi”

Por përgjigja e lojtarit ishte e qartë: “Cikli im ka përfunduar. Unë dua të shkoj te Juventus dhe tashmë e kam informuar klubin”. Asnjë dritare nuk lihet e hapur nga lojtari që mbetet i vendosur në pozicionin e tij. Në këtë pikë shkëmbimi me Chiesa do të merrte formë gjithnjë e më shumë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *