• |
ide | kryesore

Mori vulën e PD-së, reagon për herë të parë Sali Berisha

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha bëri reagimin e parë publik pasi Gjykata e Apelit i kaloi vulën e PD.

Përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve, Berisha shkruan se kjo e sotmja është një fitore e demokracisë.

Sipas tij, sot është një ditë e keqe për kryeministrin Edi Rama.

Mesazhi i plotë:

Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH!
Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizante dhe simpatizantë të PD.
Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit!
Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!
Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken!
Qëndruan për Flamur!
Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.
Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!
Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!
Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona.
Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama.
Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë!
O sot o kurrë!


13 Comments

  1. Rama qe ka kapur drejtesine i jep kriminelit serb salih karaxhic vulen,ka tre vjet qe i tregon perralla shpellkareve te tij qe drejtesia eshte e kapur nga rama,sot drejtesia tregoje qe nuk pjerdhe per rame,por ky vendim i shkon per shtat rames sepse salihu eshte non grata nga shba,cfare do bente salihu me shpellkaret e tij neqoftese vula do shkonte nga basha?shpellkaret e syrit do thonin diktatura e rames e plot brockulla te tjera,portani nje gje ka ngelur salihu nga ballkoni do vulose dokumenta partie,deri ku te ngordhe

  2. o Sali ti nuk e sjell dot rotacionin si pa vule si me vule. Duhen njerez te rinj, lider te rinj, boll me gjell te ngrohur.

  3. Hahaha…
    Filluan me i mbushe breket PATRONAZHISTAT e Edvin shkerdhates dhe te ORGANIZATES KRIMINALE “PARTIA SOCIALISTE E SHQIPNISE”
    Sidomos ai BOLJA i komentit te ores 14:57!
    Hahaha……

    1. Të qe për Ramën nuk ja jepte kurrë Berishës vulën 14:57. Por mos harro që Amerika ka i gjo ,ta fut kur ja ka qefi e kur don.
      E pa situatën që e çoi gati për lesh demokracinë duke mbështetur Ramën dhe kur pa që demokratët e bënë zgjidhjen duke luftuar me Ramën dhe me ata vetë vendosën të mos diskretitohen më shumë dhe e dorëzuan atë sepse e panë që krijuan një mostër për stabilokraci në dëm të demokracisë!!

  4. Sot eshte dita te falenderosh Ramiz Aline dhe mbeturinat e sigurimit famekeq per mashtrimin Katovician qe i beri shqiptareve me skemen e ndyre dhe sherbetoret qe vuri ne krye te partive politike per ta zbatuar ate. Eshte koha te falenderosh Edi Ramen qe te rifaktorizoi we te lengoje shqiperia. Eshte kohe te falenderosh amerikanet qe per here te dyte pas luftes se dyte boterore po i zhgenjejne shqiptaret dhe po i lene nen sundimin e mafies se kuqe dhe krimit te organizuar.

  5. Mbetesh emblem dottore, sado perpiqen bq rilindas te lehin e kane kuptuar qe denoncimet e tua qe nga avionet e droges qe thonin ishin mushkonja e deri tek inceheratoret e xibraka jane te gjitha te verteta.😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *