• |
ide | kryesore

Digjet banesa në Vlorë, humb jetën një person

Lajme, Të fundit


Një person ka humbur jetën, pasi banesa e tij u përfshi nga flakë masive. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë, mbrëmjen e djeshme. Viktima është një 71-vjeçar, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Dyshohet se zjarri të ketë qenë aksidental. Në vendin e ngjarjes shkuan dy zjarrfikëse dhe një ambulancë, por pa arritur ta shpëtojnë 71-vjeçarin. Mendohet se i moshuari nuk mundi të dalë pasi është asfiksuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *