• |
ide | kryesore

Gazzetta dello Sport portret të kryqëzuar të dy interistëve, Asllani dhe Frattesi

Arkiva, Sport
fratesi asllani


Në prag të ndeshjes Shqipëri-Itali (E shtunë 21 00, në Dortmund ku pritet te kete 50 mije tifoze sqiptare) gazeta më e madhe sportive italiane i ka kushtuar një portret të kryqëzuar dy shokëve të skuadrës tek Interi, Davide Frattesi dhe Kristjan Asllani, por që këtë herë do të përballen si kundërshtarë.

Inter, un trampolino per due: Frattesi e Asllani in missione per scalare le gerarchie- immagine 3Inter, un trampolino per due: Frattesi e Asllani in missione per scalare le gerarchie - immagine 1

Shqiptari dhe italiani janë protagonistë në kombëtaret e tyre respektive pas një sezoni jo si titullarë në ekipin e Inzaghit, por ata presin të ngjiten më lart pas kampionatit të Gjermanisë” shkruan gazetari Adriano Seu, në rubrikën Fokus të Gazzetta dello Sport.

LEXO ME TEJ:

EURO 2024/ Asllani: Italia është një nga kombëtaret më të forta!

Sipas të përditshmes sportive “të dy do të kenë mundësinë të shfaqin më tej veten, në fund të një viti i cili ka  konfirmuar rrugën e së tyre të rritjes. Ky europian konsiderohet si një lloj provimi përfundimtar pjekurie për ta. Për të demonstruar se mund të synojnë të luajnë një rol më të madh dhe Interi dhe për ti dërguar trajnerit Inzaghi një sinjal për sezonin e ardhshëm”.

Sylvinho rrëfehet në “The Guardian”: Pse vërtet pranova Shqipërinë

Mundësia është gjithashtu joshëse sepse me kombëtaret e Italisë dhe Shqipërisë të dy do të kenë mundësi të luajnë me një vazhdimësi më të madhe se sa sezonin e kaluar tek Interi. “Kur shikon statistikat vëren se, si Asllani ashtu edhe Frattesi janë elementë themelorë në mekanizmat aktualë të ekipeve të tyre kombëtare dhe se ata nuk kanë lënë asnjë mundësi pa shfrytëzuar sezonin e kaluar, jo vetëm duke qenë pjesë e formacionit, por duke zhvilluar edhe ndeshje të mira”, shkruan e përditshmja ngjyrë rozë.

Kjo mundësi do t’i shërbejë Asllanit për t’i treguar Inzaghit se ka bërë hapa të mëtejshëm përpara. “Në planet dhe dëshirat e Asllanit, i cili sapo ka fikur 22 qirinjtë, është një vend titullari edhe me fanellën zi e kaltër. Por për ta fituar duhet të djersisë ende. Sigurisht që vlerësimi i Inzaghit nuk i mungon, pasi trajneri më shumë se një herë ka folur publikisht fjalë lavdërimi për ish-lojtarin e Empolit. Vitin e ardhshëm, me një kalendar të mbushur me angazhime, sigurisht që ai do të ketë mundësi për të luajtur më shumë”.

Euro 2024, Shqipëria kombëtarja me më shumë “italianë” në fushë

E njëjta gjë edhe për Frattesin, i cili vjet pati një fat më të keq se shoku i tij. “Duke marrë parasysh moshën e shtyrë të Mkhitaryan, nuk është e vështirë të parashikosh më shumë hapësirë ​​për Frattesin sezonin e ardhshëm, por Kampionati Evropian është një nga ato teste provuese që duhet shfrytëzuar. Besimi dhe respekti i lartë që ka treguar tekniku i kombëtares italiane Spallettit, i cili e futi Frattesin nëntë herë nga gjithsej dhjetë ndeshje në krye të pankinën blu, të krijojnë bindjen se ai është i gatshëm për një kampionat të madh evropian. Natyrisht duke mbajtur sytë nga Interi i së nesërmes”.

©Lapsi.al/ Gazzetta dello Sport


5 Comments

  1. Si u kthye Gjiri i Lalzit në vendin ku kanë vila luksoze Sali Berisha, Ilir Meta, por edhe politikanë të tjerë të rëndësishëm në vend. Pak muaj më parë, Gaz Bardhi akuzoi Flamur Nokën, kolegun e tij në parti se po shet një vilë që kalon shumën e 1 milion eurove.

    Po çfarë është Gjiri i Lalzit si histori politike? Që qarkullon edhe në dokumente ndërkombëtar siç është rasti i dosjes britanike të shpalljes Non Grata të Sali Berishës?

  2. Gjiri i Lalsit ka per te luajtur kunder Italise te Shtunen me 15 Qershore,ndersa F .Ndoka asht arbiter.
    OR BOLE i 21:37

  3. Është si fitorja e Pirros kjo e vulës së Partisë Demokratike. Ose si e Lleshit nga Shebe e Mirditës në vitet 1900.

    Vula dhe logo janë thjeshtë simbole. Kanë rëndësi padyshim, por zgjedhjet i fitojnë njerëzit. As vula, as logo nuk votojnë.ShpellKarios shko mbaji shishen e shurres salihu te pret,hidhe ne nje shishe dhe ruaje tja tregosh shpellkareve te vegjel

  4. Gazmend Bardhi të lexoj vendimin që Sali Berisha është anëtar I grupit parlamentar të PD. Madje socialistët kaq bashkëpunues sa janë, ashtu siç u dhanë vulën, e lënë dhe Berishën deputet, vetëm që të shijojnë këtë skenën e rikthimit, dhe ta kanë atë përballë si alternativë. Pastaj të vazhdojnë përpara betejën për të integruar Shqipërinë në BE, me “non grata”-n e Perëndimit në krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *