• |
ide | kryesore

Video/ Frattesi në frymën e fundit përmbys Udinese: Inter pranë yllit të dytë

Sport, Video
Frattesi



Frattesi në shtesë i jep Inter tre pikët dhe i afron zikaltrit edhe më shumë me yllin e dytë. Udinese ka mbetur me një shije të hidhur në gojë pasi ka parë një barazim jetik në këndvështrimin e mbijetesës ti shpëtojë në fund. Friulianët kishin kaluar në epërsi me Samardzic në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë u arritën nga Calhanoglu me një penallti.

Zikaltrit dominuan fushën në fillim, por pa shkaktuar ndonjë shqetësim të veçantë për Okoye. Drithërima e parë e vërtetë erdhi në minutën e 21′ me një goditje nga jashtë të Calhanoglu, që portieri friulan e devijoi në këndore me majat e gishtave. Situata përsëritet pas gjysmë ore, këtë herë me një goditje nga afër të turkut pas një pasimi të bukur të Lautaros. Regimi i Okoye ishte edhe njëherë i shkëlqyer. Në rastin e parë (40′), megjithatë, Udinese kaloi në avantazh. Një goditje e ngadaltë nga Samardzic që u duk e padëmshme, nga e majta e zonës, përfundoi çuditërisht në këndin e poshtëm në të majtë të Sommer. Inter reagoi menjëherë dhe Okoye ishte i pakalueshëm në goditjen me kokë të Lautaro.

Lexo më tej: Tre gola të anuluar, mbrojtje që shënon e nuk pëson: Juventus blindon Champions në momentin e duhur

PËRMBYSJE ZIKALTËR

Sa rifilloi pjesa e dytë dhe Carlos Augusto barazoi në rrëmujë, por ishte në pozicion jashtë loje, i konfirmuar nga VAR pas një kontrolli të gjatë. Në minutën e 55′, Okoye, në dalje, goditi Thuram me grusht dhe Inter fiton një penallti. I pagabueshëm Calhanoglu që bëri rezultatin 1-1. Udinese ishte sërish pranë avantazhit në minutën e 65′, por Mkhitaryan ishte fantatsik të paraprinte Thauvinm i cili ishte i vetëm para portës së hapur në krosimin e Kamara. Kur dukej i vendosur barazimi, ofensiva e Inter u kurorëzua nga Frattesi në minutën e 94′. Ish-lojtari i Sassuolo rikuperoi goditjen e Lautaro të devijuar nga Okoye në shtyllë dhe u dha zikaltërve tre pikët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *