• |
ide | kryesore

Sinqeriteti i Frattesi: “Asist për Lautaron? Çfarë fati! E nisa për goditje në portë”

-Instant, Sport
Frattesi



I aktivizuar nga pankina, Davide Frattesi ishte në gjendje të jepte një kontribut thelbësor kundër Real Sociedad. I tij ishte asisti, nëse mund të thuhet kështu, për golin e barazimit të Lautaro, që shpëtoi zikaltrit në debutimin e tyre në Champions League. Një pasim që vetë mesfushori i Inter e përshkroi me sinqeritet: “Ishim të aftë dhe me fat që qëndruam në lojë”, deklaroi ai në fund të ndeshjes. “Kemi shumë lojtarë që kanë shkuar në kombëtare, të cilët kanë udhëtuar shumë. E pranueshme, duke qenë se kemi shpenzuar shumë energji në derbi. E rëndësishme ishte të sillnim në shtëpi të paktën një pikë. Por ne mundemi patjetër të bëjmë më mirë. Ishte një ndeshje e vështirë, mbi të gjitha pjesa e parë”.

Më pas Frattesi shtoi: “Asisti për Lautaro? Çfarë fati”. Referenca është për faktin se në realitet ajo ishte një tentativë goditje në portë. Megjithatë, ndonjëherë duhet edhe një dozë e mirë fati në jetë.

Lexo më tej: Tradhëtia nuk harrohet. Thuram feston si Lukaku, Lautaro i thotë jo: “Nuk festoj më kështu”

LAUTARO I PAKËNAQUR

Frattesi ishte i sinqertë, ashtu si edhe Lautaro: “Nuk jam i kënaqur, nuk luajtëm mirë, nuk bëmë atë që kishim përgatitur. Hymë keq në fushë, në vështirësi, duhet të përmirësohemi shumë”. Kështu, foli argjentinasi për Prime. Vështirësi që kapiteni i zikaltërve nuk ia atribuon lodhjes pas derbit: “Nuk mendoj se janë angazhimet e shumta, u përballëm me një skuadër që bënte presing lart, ishim gjithmonë pozicion jashtë loje. Është gjithmonë e vështirë të luash kundër këtyre skuadrave që bëjnë presing lart. Duhet të punojmë për këtë, edhe në derbi nuk kemi dalë gjithmonë mirë”.

“E rëndësishme është që ne dolëm nga fusha me të paktën një pikë. E dinim që ishin një skuadër e fortë, na vuri shumë në vështirësi. E rëndësishme është që nuk humbëm ose grupi do të ishte bërë i vështirë, të paktën shkojmë në shtëpi me një pikë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *