• |
ide | kryesore

Përplasja në samitin e G7, shihni reagimin përbuzës të Melonit ndaj Macron (VIDEO)

Arkiva, Planet, Të fundit


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është bërë virale me reagimin e saj pasi ka shtrënguar duart me presidentin francez Emmanuel Macron. Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet e saj si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.

Teksa shtrëngon duart me Macron, Meloni shihet mjaft serioze. Dhe sapo kalon para saj presidenti francez, siç e ka regjistruar kamera, pamja e saj tregon gjithçka për “afeksionin” që ka ndaj tij.

Dy liderët u përplasën për çështjen e abortit dhe ekzistencën e kësaj fjale në tekstin e konkluzioneve. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “i vjen keq që fjala mungon në tekst” dhe shtoi se “ka ndjeshmëri të ndryshme për çështjen”.

Kryeministrja italiane nga ana e saj u përgjigj menjëherë, duke nënvizuar se “nuk ka asnjë arsye për të diskutuar për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.

“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.


5 Comments

  1. NJERZIT KAN NEVOJ PER BARAZI PAQE,VLERA KETA AFROJN TE KUNDERTEN ,BOTES,POR NDOLL NJE GJE QE PER VETEN PRESIN TU VJN BARAZIJA VLERAT PAQA ,POR QE SI PRITSHMERI JU VJEN VETEM RENDIMENTI ANGAZHIMIT .POR QE NUK JU PELQEN CFAR MUND TE THEMI RROFT ZEMRA PA MESHIR,RROFT INTELIGJENCA PA FRUT ,DHE RROFT PASURIJA ,PA DOBI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *