• |
ide | kryesore

Kreu i KMSH uron Kurban Bajramin: Zoti na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Nesër të gjithë besimtarët mysliman do të fetojnë Kurban Bajramit. Në kuadër të kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët. Spahiu ka uruar për më shumë begati e mirësi për komb. Ai thotë se kjo është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Të dashur motra dhe vëllezër

Nesër, me lejen e Zotit, do të festojmë Kurban Bajramin.

Festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.

Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.

Të dashur motra dhe vëllezër,

Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë.

Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet.

Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit

Paçi gëzime në familjet tuaja.

Zoti i madhërishëm na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë.

Zoti u dhëntë paqe të gjithë besimtarëve në mbarë botën.


4 Comments

    1. Amiin hoxhe i nderuar. Gezuar Kurban Bajramin.Por amanet protestoni ndaj perversiteteve te pushtetit qe kerkon ta ktheje kete vend ne toke homosh lezbish dhe te droguarish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *