• |
ide | kryesore

Non grata në Britani/ Flet Berisha: Nuk u mor parasysh asnjë provë e imja!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kreu i PD-së Sali Berisha ka pasur një reagim pasi Apeli në Komisionin Special të Emigracionit në Londër, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office” la në fuqi vendimin për non grata në Britaninë e Madhe. Sipas Berishës, Apeli nuk ka marrë parasysh asnjë provë që ai kishte paraqitur me arsyetimin se materialet ishin dërguar jashtë afatit, por sipas Berishës kjo është një gënjeshtër, pasi kanë qenë vetë zyrtarët anglezë që i kanë vonuar procedurat.

Në reagimin e tij, Berisha i qëndron akuzave ndaj ambasadorit britanik në vendin tonë Alaister King Smith, që sipas Berishës ka nisur të kërkojë provat pasi e kishte shpallur non grata më 19 korrik 2022.

Deklarata e plotë e kryetarit të PD Sali Berisha

Vendim i SIAC shton nje kat ne monumentin e korrupsionit dhe turpit te vendimit për perjashtimin e Sali Berishes

Ne gusht të vitit 2022, une fillova procedurën e kundërshtimit të vendimit te State Secretary of Home Department (Home Office) të BM për përjashtimin tim nga ky vend, që m’u komunikua në datë 21 Korrik 2022, fillimisht nga Edi Rama në parlament dhe pastaj nga qeveria britanike.

Procedura e ankimimit parashikonte fillimin e detyrueshëm të saj pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Migracionin (SIAC), perpara se palet te shkojne ne gjykate.

Procesi në SIAC eshte vonuar pertej çfaredolloj afati te arsyeshem per te penguar zbulimin e te vertetes.

Ky proces perfundoi sot, pas dy vitesh, me lënien ne fuqi te vendimit te Home Office nga Komisioni i Apelimit, duke deshmuar keshtu deshtimin e plote të ketij komision në goditjen e korrupsionit në segmente te administrates se Britanise se Madhe.

Në paragrafin 17 të vendimit të tij Komisioni (SIAC) pohon se nuk kane vleresuar as vertetesine e provave dhe as ate të akuzave të ngritura ndaj meje, por vetem nese Sekretarja e Home Office ka pasur baze qe, në bazë të provave që i janë vënë përpara, të besonte se vendimi i përjashtimit ishte i drejtë. Kjo provon qartë se, jo vetëm SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës siç pohon vete, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundershtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj.

SIAC gjithashtu pohon në vendimin e tij se nuk ka vleresuar fare mijëra faqe prova dhe deshmi të paraqitura nga avokatet e z. Berisha, me pretendimin se jane paraqitur jashte afati (paragrafi 9). Nderkohe qe ato jane dorëzuar absolutisht brenda afatit, por zyrtarët ligjorë te Home Office nuk ia kane paraqitur Sekretares te ketij institucioni me qellim qe ajo te mos njihej me permbajtjejn e tyre dhe per rrjedhoje te mos pranoheshin më pas nga SIAC, meqë Sekretarja nuk i kish patur para saj në momentin e marrjes së vendimit (shif paragrafin).

Theksoj se ky perjashtim i qellimshem i provave vjen:

(i) Pasi ambasadori ambasadorit Alastair King Smith i deshtuan provat e paraqitura ndaj meje ne Home Oficce, duke e detyruar të kalonte nga zyra ne zyre ne Tirane duke kerkuar prova tjera dhe duke u shprehur ne konfidence se ne e përjashtuam Berishen, por na duhen prova se ai na ka paditur.

(ii) Pasi ambasadori Alastair King Smith, i shkruante autoriteteve të tij se heqja e ekspulsionit per Berishen, qofte me vendim nga Home Office apo me vendime të tjera ligjore do të ulte reputacionin e Mbreterisë së Bashkuar.

(iii) Se fundi, kjo ka ndodhur pasi kur punonjësi i Home Office që përgatiti vendimin për përjashtimin tim i kërkoi provat kundër meje organit që kish përgatitur rekomandimin e përjashtimit tim – Crime State Nexus (CSN), që drejtohej nga paraardhesi i Ambasadorit Alastair King Smith, z. Norman Duncan, ky i fundit iu pergjigj në mënyrë qesharake se vendimi për përjashtimin tim ishte bazuar ne 38 DipTel (telegrame diplomatike), por se të gjitha DipTel kanë humbur. Natyrisht kjo nuk ishte e vertet dhe kjo ishte një tentative mjerane për të fshehur faktin se DipTels nuk tregonin asgje.

Sipas ambasadoreve te korruptuar nga lobimi i Xhorxh Soros dhe Edi Rames, Berisha duhej ndaluar sepse:

(1) Paska lidhje me piramidat e vitit 1997. ne nje kohe kur hetimet penale dhe parlamentare të zhvilluara nga PS pas ardhjes së saj në pushtet nuk kane deshmuar dot asnje fakt per kete gje. Vetë provat e sjella nga Home Office përgënjeshtrojnë pretendimet e saj. Madje vetë Parlamenti i MB, në një raport të posacëm që flet mbi këto skema, vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe që këshillon institucionet britanike të ndjekin përqasjen e saj, si të vetmen rrugë të drejtë dhe ligjore – falimentimin e skemave piramidale dhe vënien e drejtuesve të tyre para drejtësisë.

(2) Berisha paska lidhje me krimin e organizuar pasi qe nje militant i PD te cilin Berisha nuk e kish takuar kurre ne jete (F. Dauti) gjate nje vajtje te komisionit te rithemelimit ne PD ka goditur me shkelm nje dere! Ndonëse në dokumentat e saj Home Office pohon se nuk gjetem asnje provë qe Berisha te kete ndonje lidhje me z. Dauti, në mënyrë allogjike e qesharake shprehen se kjo provon lidhjen e Berishes me krimin e organizuar, Kjo vetëm sepse ambasadori ka marrë të gatshme shprehjet e Lulzim Bashës.

(3) Berisha paska pasuruar biznismenin Damir Fazliç dhe ka ndaluar hetimin e tij sipas nje media te Soros. E verteta eshte se Fazliç nuk është favorizuar kurrë nga Berisha dhe qeveria e tij dhe nuk ekziston asnjë fakt që të provojë të kundërtën. Aludimi për ndërhyrje në hetimin e Fazlic i referohet faktit që prokuroria në një rast ka dashur t’a ndalojë pa pasur vendim me shkrim për ndalimin e tij, gjë që është refuzuar të zbatohet nga zyrtarët e policisë, në përputhje me Kushtetutën dhe garancitë universal për të drejtat e njeriut. Kur prokuroria leshoi shkresen ligjerisht, Fazlic erdhi dhe dha deshmine e tij. Prokuroria zhvilloi gjatë 1 viti hetime në Shqipëri dhe shtete të tjera ndaj Fazlic dhe nuk gjeti dot asnjë prove që të tregonte ndonje shkelje nga ana e tij.

(4) Berisha paska pasuruar Fazliç pasi ai, si çdo qytetar tjetër i këtij vendi apo i huaj, ka blerë 12 hektarë tokë private në Porto Romano, nga të cilat 2 hektarë nga dhëndri im dhe se për këtë shkak unë paskam zgjeruar parkun e Porto Romanos në mënyrë që toka e tij të futej brenda zgjerimit. E vërteta është se toka e Fazlic ishte pjesërisht brenda parkut të miratuar nga qeveria socialiste dhe qeveria e PD e zgjeroi parkun jo me pak hektare, por me 850 hektarë të tjerë, pasi në bazë të nje studimi shume-vjecar Ministria e Ekonomise krijoi zonen industriale energjitike ne Porto Romano, në bazë të interesave të krijimit të një parku të tillë dhe jo për pak hectare që kish blerë Fazlic. Që në vitin 2004 e në vijim, në fletoret zyrtare të Shqipërisë si dhe në media janë publikuar akte zyrtare që tregonin se parku energjetik do të zgjerohej, cka shtyu dhjetra biznesmenë të blinin tokë në këtë zone. Ky park dhe sot po zgjerohet perseri.

(5) Pretendimi se vajza ime paska perfituar nga investimi 100 ml euro i biznesmenit Ansar eshte shpifje dhe genjeshter e trashe. Kjo pasi ky investim nuk ka ndodhur kurrë. Personi në fjalë kërkoi të investonte pa respektuar rregullat e tenderit dhe kur vajza ime, ne perputhje me ligjin, refuzoi te loboje prane qeverise per këtë gjë, ai, pas një dreke në Rogner me Taulant Ballën dha deklarata të rreme dhe u largua pashlyer as detyrimin ndaj saj për punën avokatore (rreth 8,000 euro).

Si PERFUNDIM:

Te thuash se po lufton krimin e organizuar pse nje militant i panjohur goditi me shkelm nje dere dhe po ndeshkon liderin e opozites eshte perpjekje mjerane per te mbajtur ne pushtet korrupsionin dhe krimin e organizuar nderkombetar qe perfshin (i) narkoshtetin e pare ne Evrope ku kryeministri akuzohet nga zevendesi i tij se takon ne zyre kreret e bandave kriminale, ku shefat e policise jane ne marrdhenie me krimin per te porositur vrasje, (ii) ku jepen licence kazinoje per kartelin e droges Sinaloa, ku kokat e krimit te organizuar marrin statusin e investitorit strategjik (iii) ku kryeministri dhe keshilltaret e tij korruptojne e shefat e inteligjences se FBI si McGonigal dhe gjeneralin rumun Coldea, etj.

Rastet e paraqitura jane tregues qe nuk ka asnje prove apo fakt per asnje veprim te paligjshem nga lideri i opozites por duken qarte se jane perpjekje per te ndaluar opoziten te sfidoje pushtetin e korruptuar, qe eksporton krim te organizuar por qe pranon te marre refugjate sipas deshires se kerkueseve/lobuesve.

Sa mund te mbulohet dielli me shoshe, aq mund te humbe e verteta nen mashtrime. Mbetem i bindur se rruga e drejtesise qe do te vazhdoj do t’i sherbeje te vertetes dhe do te godase ne menyre te merituar korrupsionin transnacional.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT


24 Comments

  1. Epo kjo pune, vete Ali, vete kadi, si nuk zuri mend njehere ky njeri! Edhe gjykatesit angleze mafooze komuniste te korruptuar. Gjithe bota gabim, vetem Sala ka te drejte. E ka fajin Enveri apo ka diçka gjenetike ne trurin e shqiptarit qe pjell mostra te tilla?

      1. Ja dhe nje spermatozoid i Saliut ne gjendje te lir. Ik ore cop kari te qift Shqiperia grat e familjes dhe farefisit.

  2. Të rrofshin miljonat që ke pague për avukatë më të shtrejte të Londrës thotë:

    Të rrofshin miljonat e evrove që ke pague për avukatë në Londër, Paris e gjeku për të mbuluarë vjedhjët dhe krimët e tuja mostrosë. Rama,Saliu dhe Meta para drejtesise sa më parë të jet e munduar.

      1. cke, te shan babin? Mos u merzit, shko posht ke ballkoni. Ne oren shtat del Xhuljeta jote o dumbabist i frustruar qe sle koment muti me goje muti pa ber.

  3. Kjo ishte me se e pritshme. Korrupsioni transnacional eshte nje mafie shteterore mijera here

    me e fuqisahme se te gjitha organizatat kriminale te botes te marra sebashku. Si mund te

    lejoje ajo qe ne nje nga oazet e saje sic eshte Shqiperia nen sundimin e KM te fitoje terren

    opozita, drejtesia dhe nje njeri i ndershem e i pakorruptuar si Sali Berisdha. prandaj duhet

    goditur sali Berisha jo vetem si sali Berishe e kryetar opozite, por mbi te gjitha si nje model

    i njeriut e pushtetarit te ndershem e te pakorruptuar.

    1. Europë oj kurvë e motit, ne po shuhemi nga edvini, kurva plakë nuk sheh drogën që po u merr frymën në bashkëpunim me rilindjen.

      Zjarri ju rëntë e u djegshi sa nuk ka më keq

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Doktor. sado i keq edvini, një të mirë ta ka bërë, sepse e ka mbushë europën kurvë me kriminela, drogë e kurva politike që i ble i qi dhe i hedh!

        1. Anglezët më duket se janë debila, britania është mbushur me kriminelë dhe drogë nga shqiptarët në kohën e rilindjes, ata merren me Berishën,

          1. Te gjith debila jan, pervec Saliut dhe atyre qe i shkojn nga mbrapa. Te tjeret jan te gjith drogaxhinj, te korruptuar, imperialista, hajduta. Vetem Saliu ka ngelur me i pastri ne planet. Se juve kerkoni gjurm edhe kur keni ujkun para. Kur japin vendime gjykatat tona, jan te Rames. Kur japin ato angleze, prap edhe ato i ka Rama. Rrezit, edhe kur te shkoj ne boten tjeter Saliu, do akuzoj zotin se e ke ble Rama nepermjet Shqn Pjetrit dhe Saliun e kan cu gabimisht ne Ferr.

  4. Me gjith këta mecgonigal e fabrizio lisi e me florjanër e d’alemër , që e shqyen shqipërinë , me gjith këtë mafie e krer mafiesh që ç’po dëgjojmë , dhe presim nga momenti në moment që home office të nxjerr Rama drogën non grata . Ndërsa këta për ju i nderuar deri më tani asnjë fakt të vetëm , asnjë firm , asnjë dokument , asnjë euro po vazhdojn na mbushin mëndjen! Bile sa më shumë kalon koha i del kallbi se kudo ka ndyrësi !Po ju shkërmoqet kalaja e gënjeshtrave , po ngulin këmbë sepse jan të zhytur në pisllik deri në fyt ! (Kur u ble shefi i kundërzbulimit , mecgonigal , nga duçkrat e nezat ordiner , çpyet për të tjerë !

  5. Sala edhe kur dhjet, i duket muti i tij qelibar !

    Nqs mban ere, fajin e ka mafja Soroiste, Ramiste, majtiste.

    Po ne kete mes, Sala ka gjithe te drejten te mboje te prapmen e tij. Puna eshte e gjithe tufa e gomereve (perfshire Lapsin) qe e ndjekin pas !

      1. Kar je ti o idiot komunist. Vazhdon dhe lexon vepren e Enverit Rreziku Anglo Amerikan per Shqiperine. Kohet ndryshojne o idiot po ky komunisti juaj vazhdon tju bej lavazh. Me nje komunist si Sala dhe vemje si puna e juaj Rama mbreteron edhe dhjete te tjera.

        1. Tamam rilindas, sulmo dhe gënje se kështu kënaqen debilat si ti, fajin e ka saliu edhe pse pre11 vitesh km është edvini që e ka kthyer ekonominë më keq se në 1989, në kohën e ramizit, e ti hale flet për komunistë kur ato i ke në të gjithë nivelet e qeverisjes.

          1. Komunist. Si te kam. Ti, Enveri dhe Sala shani rrezikun anglo amerikan.

  6. Nuk eshte puna e anglezeve, ngritja e akuzave ! As e amerikaneve.

    Kete duhet t’a beje keta ketu. Ate po bejne. Duro dhe ca, derisa ta cojne ne gjyq. Nqs Sala i ka argumentet per te mbrojtur bythen e tij, atehere do te dale i pafajshem. Nqs nuk do t’i pelqeje gjykimi e ketushem, do mund t’a coje kete pune deri ne Strasbourg.

    Nderkohe, keto muhabetet e Sales, e botes se korruptuar, vlejne vetem per politike te brendeshme (dhe tentim per te influencuar gjykatat)

  7. VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër, mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe,ne ballkon do ngordhes o krimineli serb salih karaxhic(berisha),te fala nga ordineri Faruku,e gjithe bota kunder skryeShpellkarit serb salih

  8. Pra nga shumica e komenteve te mesiperme del se qenka diçka gjenetike, nuk e paska pasur fajin Enveri qe ua leroi shqiptareve, po shqiptaret qe nuk jetojne dot pa bajraktar, apo udheheqes qe ua leron mbare e prape

  9. hahaha, gjith bota na qeka korruptuar, pervec Sali Berishes. Me qelibari i botes na qeka Saliu. Dhe ka akoma rrota kari qe i shkojn pas ketij. Ky tall karin me ca idjota qe i perdor si kundraplumb, ti ket aty ca dumbabista. Qija ropt. O Sale, sa para paske patur ja qifsha jeten. Paguaj avokat ne Franc nga 1 milion euro, paguaj avokat ne Angli nga 1 milion euro qe te dalish qelibar. Pagu avokat me lek korrupsioni dhe thot pastaj jan te gjith te tjeret te korrptuar. Mbaji ca lek o Sale se te duhen per ne burg, se aty brenda kushtojn me shum gjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *