• |
ide | kryesore

U largua nga banesa/ 33-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet të jetë mbytur në rezervuar

Lajme, Të fundit


Një 33-vjeçar, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e së dielës, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Ai dyshohet se është mbytur në rezervuarin e fshatit Kagjinas.

Mësohet nga burimet se viktima i quajtur Emiljano Bahollari është nga fshati Borovë. Sipas policisë, ai vuante nga problemet me shëndetin mendor.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *