• |
ide | kryesore

Reshje të dendura shiu/ Dëmtohen 3 shtëpi në Kamnik të Kolonjës

Lajme, Të fundit



Lidhur me situatën pas stuhisë, janë 3 shtëpi në fshatin Kamnik te Kolonjes të cilat kanë pësuar dëmtime në pjesën e çatisë.

Ka patur probleme me reshkitjen e dherave në Gjonc dhe Prodan, por është bërë e mundur hapja totalisht e rrugës dhe çdo gjë është kthyer në normalitet.

Ditën e djeshme ka patur situatë me daljen e një përroi në Qafzeze por pa shkaktuar probleme në banesa apo rrugë. Pas normalizimit të situatës me reshjet e dendura të shiut do bëhen verifikimet e nevojshme përsa i përket tokave bujqësore që mund të kenë patur përmbytje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *