• |
ide | kryesore

Video/ Rumania me “snajper”, gafat e portierit të Real Madrid shembin Ukrainën në debutim

F1, Sport, Video
Rumania


Rumania bën goditjen e madhe në debutimin e tyre në Grupin E të Euro2024, me një fitore të pastër 3-0 kundër Ukrainës. Pas një fillimi të mirë, skuadra e Rebrov u rrëzua në minutën e 29′ me një eurogol të kapitenit rumun Stanciu. Pesha kryesore e fajit bie mbi portierin e Ukrainës Andrej Lunin që pasoi gabimisht te Man, që më pas i dhë mundësinë 31 vjeçarit të shënonte golin e avantazhit. Portieri i Real Madrid u kthye sërish si protagonist negativ në minutën e 53′, kur mungoi impaktin me topin, në goditjen nga distanca të Razvan Marin, që shënoi golin e dytë. Të besuarit e teknikut Jordanesku shënuan trisin në minutën e 57′ me Dragus, që mbylli rezultatin.

Rumania bën një debutim ëndrrash, duke shkatërruar në ndeshjen e parë një Ukrainë, që ishte vështirë të njihej. Skuadra e teknikut Jordanesku u rrit gjatë ndeshjes, duke ia dalë të mposhtte kundërshtarët e tyre. Një goditje me të djathtën nga Stanciu prishi ekuilibrin, me kapitetnin rumun që përfitoi edhe nga një gabim në pasim të portierit ukrainas Lunin. Në fillimin e pjesës së dytë, ballkanasit mbyllën ndeshjen. Ravzan Marin befasoi nga rreth 30 metra një Lunin krejtësisht fajtor, më pas 4 minuta më vonë Dragus mbyll rezultatin me një prekje para portës.

Tani, Rumania është një hap larg kualifikimit me 3 pikë dhe 3 gola plus në golavarazh. Mjafton një pikë në dy ndeshjet e fundit në Grupin E që skuadra e teknikut Jordanesku të kualifikohet, si e dytë ose si e treta më e mirë. Tani çdo gjë është në duart e tyre, kur kanë për të luajtur ende kundër Belgjikës dhe Sllovakisë, që do të luajnë në orën 18.00 ndeshjen e parë mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *