• |
ide | kryesore

Pse Berisha duhet të tërhiqet

1, Arkiva, Ide
andi bushati


Sali Berisha është vendosur sërisht, ashtu siç ka ndodhur shpesh përgjatë karrierës së tij, në paradoksin mes krenarisë personale dhe detyrimit që e kapërcen këtë egoizën vetiak, atij që duhet të ketë një lider politik. Vendimi i gjykatës britanike (ndjesë për ata që këmbëngulin ta etiketojnë si komision), se masa e autoriteteve të Londrës për moshyrjen e tij në këtë shtet është e drejtë, i ka përzier edhe njëerë këto kufij të papërcaktuar mirë.

Nga njëra anë, si person, qyteatri Sali është i legjitimuar të ndjekë të gjitha shkallët, të tëra komisionet dhe gjykatat për të kundërshtuar atë që e konsideron të padrejtë. Ai mund të denoncojë me argumenta të gjitha shkeljet e procesit, qoftë detaje qesharake që e lidhin me një ish emigrant të dyshimtë që ka thyer një derë me shkelma, qoftë dhe vendime politike se “po u hoq sanksioni ndaj tij, bie reputacioni i Britanisë së madhe”.

Lexo me tej:

Berisha merr përgjigjen e dytë “non grata” nga Britania e Madhe

Por, nga ana tjetër, Berisha, si lideri i opozitës, nuk ka të drejtë që për ruajtjen e dinjitetit të vet legjitim, të mbajë peng gjithë PD-në.

Po të shikosh lajmin e djeshëm të Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Migracionin (SIAC), vëren se ai u bë temë qëndrore. Me të u morën gjërësisht të gjitha mediat që i shërbejnë pushtetit, por atë nuk e shmangën dot edhe ato pak pranë opozitës. Pavarësisht temperaturave mbi 35 gradë dhe etheve të europianit ende të pa shuara, titujt për sanksionimin e Berishës u bënë refreni kryesor i kësaj fillim jave. Aq në përmasa të stërmëdha u ekspozua kjo, sa dukej sikur lideri demokrat ishte shpallur “non grata” për herë të parë.

Pikërisht këtu është pika kur ai i bëhet barrë opozitës. Duke këmbëngulur për të vazhduar betejën personale ligjore kundër sekretarit të shtetit në SHBA dhe kundër Home Office në Angli, ai e mban gjallë si temë të aktualitetit një ngjarje që nuk shkon aspak në favor të familjes së vet politike.

Tre vite më parë ishte ndryshe. Duke qenë se ky u bë preteksti që një grupim diplomatësh të lobuar ndërkombëtarë në bashkëpunim me Ramën dhe kukllat e tij në PD, e përdorën non gratën për ta nxjerrë Berishën jashtë saj, këtij të fundit i takonte jo vetëm të lidhte betejën e vet politike me atë morale, por dhe të nxirrte në dritën e diellit të gjitha dyshimet për sanksionimin e tij.

Por tani kohët kanë ndryshuar. Berisha e fitoi besimin e partisë të tij. Ai u ringrit në mënyrë plebishitare në krye të PD-së. Ata që kishin frikë se mos ambasada i trajtonte si dele që hanin barë, u kthyen si djali plangprishës në vathën e tij. Ata që vazhduan ta mbështesin përjashtimin, mbetëm jo vetëm pa vota, por edhe pa vulë.

Po ti shtosh këtyre edhe zbulimin e skandaleve si ai McGonigal, ku dëmtimi i opozitës paguhej nga Tirana, apo deklarata si ato të kontroversit Rik Grenell, që me cilësinë e ish shefit të shërbimeve të Trump, pohonte se nuk kshte parë kurrë një dosje Berisha, duke shtuar dyshimet se ajo qe montuar me shpejtësi pas zgjedhjeve të fundit, e ke më të lehtë të kuptosh se lideri demokrat i’a arriti ta zhbëjë gjëmën që u projektua mbi të.

Reagimi i plotë i Berishës për vendimin e Komisionit të Apelit në Britaninë e Madhe

Sot legjitimiteti, pastërtia dhe drejtësia e sanksonit “non grata” është bërë më e dyshimtë se kurrë, aq më tepër kur partnerë të amerikanëve dhe britanikëve janë politikanë shqiptarë që kanë të vërtetuara, krime, vjedhje dhe lidhje me banditë, shumë më të tmerrshme se ato për të cilat përflitet Berisha në dokumentat perendimore.

Në këto kushte natyrshëm ngrihet pyetja: çfarë vlere ka këtej e tutje vijimi i betejës për diskreditimin e vendimit të “non gratës”? Ku është interesi për të ndjekur betejën ligjore të filluar në qershor 2021, në Paris, kundër firmës së Anthony Blinken dhe asaj të nisur një vit më pas, kundër Home Office?

Natyrisht si qytetar i lirë i këtij vendi Berisha është në të drejtën e tij ta vijojë këtë përpjekje, që ndoshta nuk do ta fitojë dot për sa të jetë gjallë. Por ama si lider i opozitës ai ka një detyrim më të madh sesa krenaria e vet. Ai duhet të tërhiqet nga të dyja proceset kundër administratave amerikane dhe britanike qoftë edhe për faktin e thjeshtë se ato tashmë nuk kanë asnjë tjetër vlerë, veçse të përdoren si municion nga artileria e propogandës së pushtetit. Këtej e tutje Sali Berisha nuk do të gjykohet më në bazë të etiketimeve “grata” apo “non grata”, por për cilësinë e opozitës që ai bën ndaj regjimit në fuqi. Në këtë këndvështrim, çdo çështje, qoftë edhe e manipuluar, që shërben për devijimin nga ky objektiv e dëmton opozitën. Prandaj dhe ka ardhur koha që Berisha të frenojë egon personale në funksion të qëllimit politik. 

©Lapsi.al


35 Comments

    1. Por në situatën ku ndodhemi them se nuk ka bir kurve që do të kishte kurajon, vullnetin, ndershmërinë e doktorit për të dal në krye të opozitës, se do të përsëritej, por pak më lehtë situata e llulibashës

    2. Pse Berisha NUK duhe te terhiqet.
      E nisim komentin me nje citim nga shkrimi i Bushatit: “… vecse te perdoren si municion nga artileria e propagandes se pushtetit…”.; po te mos e kisha lexuar dhe ta ma kishte thene dikush tjeter, nuk do besoja se kete e thote Bushati; nuk eshte ne natyren e tij kjo menyre te argumentuari, te pakten nga gjithe cka shkruar deri me tani, ku theksohet pikerisht e kunderta; dmth qe e verteta dhe e drejta duhen thene dhe mbrojtur ne cdo rast, dhe se nuk duhet kompleksuar se si mund ta perdorin kete kundershtaret politike. Me te vertete qe eshte shume e cuditshme ( mos ka te beje me vapen, sportin?!).
      Te kthehemi tek ” pse Berisha NUK duhet te terhiqet”, sipas meje.
      Partia Demokratike nuk eshte si Partia Socialiste; nderkohe qe kjo e fundit ka elektorat pothuaj shekullor, te konsoliduar ne breza te tere dhe shume kompakt, qofte edhe nga prejardhja social ekonomike, elektorati i PD-se eshte shume i ri, jo homogjen. Po te mos ishte per vullnetin e jashtezakonshem te Berishes, PD-ja do te ishte zhdukur kohe me pare nga jeta politike, ashtu si simotrat e saj ne Europen Lindore. Ka qene pikerisht ky vullnet i ketij njeriu te vetem qe e ka mbajtur ne kembe kete parti; dhe vazhdon ta mbaje akoma.
      Argumenti kryesor qe paraqesin ata qe jane per largimin e Berishes, eshte ay i te berit te mundur qasjen e te ashtuquajturit elektorat gri, qe sipas tyre heziton prej Berishes, nje spekulim i paster ky, meqe nuk mund ta vertetoje askush; aq me teper qe aleancat spektakolare, ne 2005 dhe 2009, qe ka bere Berisha, e qesharakezojne kete argument
      Pikerisht ketu qendron edhe paradoksi i argumentit te tyre, qe keshtu bie vetvetiu poshte. Sepse, ne radhe ta pare duhet mbajtur i bashkuar elektorati tradicional demokrat, nje elektorat te cilin Berisha e ka mbajtur pothuaj te pacenuar keto 34 vite dhe, te cilin eshte i afte VETEM ai ta mbaje. Pasi te sigurosh sigurine e ketij elektorati, atehere vazhdohet me terheqjen e elektoratit gri. Nuk ka kuptim te joshesh elektoratin gri, nese nuk ke te sigurte apo humbet elektoratin tend tradicional; eshte kunder logjikes elementare. Ky eshte paradoksi per te cilin folem me siper.
      Une ve bast me kedo, qe ne momentin qe Berisha do te terhiqet nga PD-ja, ajo do te pesoje fatin e simotrave te saj ne Europen Lindore: do te zhduket.
      Prandaj, nese do te kisha mundesine t’i beje nje sugjerim si Berishes ashtu edhe demokrateve ne pergjithesi, do t’u kerkoja qe, gjithe pa u kompleksuar aspak nga kushdo qofte, qe tani duhet te mendohet per pasardhesin e tij ne krye te PD-se, a me mire pasardhesen: zonjen Argita Berisha.
      Nuk duhet te kompleksohen aspak, sidomos me ate argumentin ( tejet te cuditshem te Bushatit) se kjo do te shpinte uje ne mullirin e kundershtareve te tij.
      Nuk duhet, sepse PD-ja eshte parti e djathte, konservatore ne ideologjine e vet, dmth; eshte praktike e njohur tashme ne partite e djathta kudo ne perendim, ku ka njesilloj trashegimie te drejtimit te partise nga i ati, nganjehere edhe e ema, tek i biri apo e bija; dhe kjo eshte plotesisht ne perputhje me nje nder shtyllat e ideologjise se djathte: ruajtjen dhe percimin e vlerave.
      Argita Malltezi eshte e vetmja mundesi, per te ruajtur kompaktesine e elektoratit tradicional Berishist qe eshte kushti sine qua non, per ekzistencen e PD-se. Pa u siguruar kompaktesia e ketij elektorati, cdo perpjekje tjeter per afrime votuesish do te ishte thjeshte absurde.

    3. Nuk e di ku bazohet autori por z. Berisha duhet te shteroje te gjitha mjetet ligjore ne lidhje me vendimin e Home Office. Ndoshta Bushati duhet te hulumtoje me shume per te mesuar sesi mijra te huaj kane fituar te drejtat ne shqyrtimet gjyqesore per emigracionin. Tribunali administratib britanik eshte e pritshme te ishte kah qeverise. Por jo gjykata. Ndaj mprije kalwmin shoku And per gjykaten britanike e mos e harxho kot si Mero apo Bollino me sorolloet e ture Rampalliste.

    4. Edhe ky qenka keq nga anglishtja. “Court” i duket si gjykate. E ngatarron me “Judiciary”. Referimi ne nje artikull te BBC ne fakt e ben me keq punen kur spjegon qe SAC u dizenjua si nje sigurese kunder gjykimit ne GJEDNJ sidomos te rasteve mbi terrorizmin dhe sigurine. Me keq kur ne to nderhyn dhe US intelligence dhe muti behet mullar. Berisha e ka targetin e qarte: nese arrin ne gjykaten britanike godet karllikun e Blinkenit gjithashtu. Po hajde mush menjen Andi pykes.

  1. KADRI YMËR KELLIRA IKU AFER PALLATIT TË ZENI TE BABIT DHE ARMINA MEVLANIT DHE MASTZRBONTË TË KOSHI I PLËHRAVË- KURSE KOL KYÇI FILLOJ TE MASTURBON LIVE NE SKYPE thotë:

    KUR TË GJITHË SHQIPËTARET E SHIKONON NDESHJEN SHQIPËRI-ITALI

  2. KADRI YMËR KËLLIRES I MBANE GOJA ERË MUTI SIKUR NXJERRË DIAHRRE NGA GOJA- thotë:

    KADRI YMER KELLIRA JUA FUT KARIN NE BYTH
    FRRYK ÇYPIT
    MUT VELIUT
    KOL KYÇIT SALLAKS
    SKENDER GERON MINXHOZIT
    KAR BOLËS BOLINO
    DRITAN HALË-s
    IDAJET BYTHQIRIT
    ARBBËR HITAJ
    BERAT BUZHALËS
    MIL ZËKES
    LENC VANGJELIT
    EDISON YPIT
    ROMEO KARA-s
    VËLLAIT TE KIMETE BERISHES
    YLLI PATËS
    ARBEN MEÇOS
    DULLA KOTIT
    KRESHNIK SPAHIUT
    BATON HAXHIUT
    OLSI RAMËS
    TAO PALLËS
    LAL DHJERIT
    ERGYS MËRTIRIT
    EDI RAMËS
    ALEXANDER VUÇIÇ
    VLADIMIR PUTINIT

  3. ZOTI BUSHATI ,LUBONJA,SHKULLAKU QFAR VLËRSIMI KENI PER KËTA ZAGARET PA BOLE TE EDI RAMËS thotë:

    -MUT VELIUN E TOP QENEFIT
    KADRI YMËR KELLIREN -DOSJA E KRISTAQ RAMËS ME GREG KRISTAQ RAMËN
    -KOL KYÇIN SALLAKS DUKE MASTURBUAR LIVE NE SKYPE

  4. Se di se ku e gjen cilesine e opozitarit te “madhe” Andi Bushati kur Berisha perveç dy nongratave nga dy fuqi boterore eshte ngujuar ne maje te çatise nga drejtesia shqiptare. Megjithate zoti i dhente shendet Berishes e jete te gjate se do shume vite ta rezoje Ramen nga pushteti. Mediokritet!

  5. Kush e dënoi Berishën ‘non grata’? SIAC është Gjykatë e Lartë Speciale në Britani,kjo per te gjithe shpellkaret e salihut qe nuk kenaqen me futboll por merren se si ta mbrojne serbin salih.Bravo bushat tregove kurajon qe koeget e tu nuk e kane,sepse ju intereson qe te vazhdojne ta mjelin lopen serbe salih deri kur ti vij ngordhja.

  6. Berisha mund te beje shume gjera edhe pa u terhequr Bushat. Te tilla si: krijimin e nje qeverie ne hije me individualitete karizmatke dhe intelektual mbi te gjitha, jo te tipit Gaz Bardhi apo Ervin Salianji. Te paraqese nje program ku ne qender te tij te kete reformimin e plote te shtetit shqiptar me nje kushtetute te re, ku te percaktohen qarte ekuilibra institucional dhe organe kontrolluese kushtetuese vertet te pavarura. Nder to, reduktimin e ulseve ne parlament nga 140 ne 100 apo edhe me pak. Ska Shqiperia ne kete situate emigratore aq njerz sa te gjeje 140 perfaqesues te denje per parlament.
    A e realizojne? Se besoj.
    Gjithesesi Bushat, Berisha duhet te ishte larguar qe ne 2013, duke e lene partine nen drejtimin e atij qe duhej, tani eshte shume vone dhe me pasoja katastrofike per vendin.

  7. Vetëm dy fjalë përse nuk duhet të tërhiqet Berisha.
    Sepse pa të PD kishte mbaruar. Të gjithë kundër PD. Ish komunistët tani rilindas,Amerikën majtiste dhe historikisht të tijët.
    Si mendoni a mund të mbijetonte PD pa Berishën? Jo.

  8. Jo nuk mund të mbijetonte PD madje dhe këta që u kthyen rishtas si Bardhi, Gjekmarkaj e kuptuan këtë gjë dhe kam mendimin që dhe janë udhëzuar nga ndërkombëtarë që e duan PD, kryesisht europianë.

  9. Une besoj se Bushati ne gjykimin e tij se Berisha si qytetar duhet te luftoje per te drejten e

    vet dhe si lider i opozites duhet te terhiqet nga kjo beteje, eshte thellesisht apo krejtesisht i gabuar

    sepse “nongratat” e dhena ndaj tij ne menyre korruptive nuk jane dhene qytetarit Sali Berisha por

    si ish kryetar opozite, si ish kryeminister e si ish president dhe pikesepari dhe pike se fundmi per

    ti pastruar rrugen drejt nje pushteti sa me te gjate, super te korruptuarit Rama.

    Pse nuk e ndihmon terheqja e Berishes opoziten ? Sepse kushdo qe vjen ne vend te tij ne krye te

    opozites, nese kudershton korrupsionin qeveritar dhe politikat shpopulluese te Shqiperise do te

    shpallet nongrata . Edhe gjykimi se kjo eshte nje beteje e humbur se nongratat ia kane dhene superfuqia

    dhe nje nga shtetet me te fuqishme te botes si GB nuk qendron sepse:

    Se pari beteja nuk po behen ne planin ushtarak, ekonomik apo politik por ne rrafshin moral dhe ne kete

    rrafsh Berisha jo vetem qe eshte sfidues por eshte fitues i padiskutueshem. Pas tri vjetesh ata nuk kane

    arritur te nzjerrin asnje porove,fakt apo dokument duke provuar keshtu para gjithe botes se ky ishte

    nje vendim korruptiv e me qellim per te ndihmuar korrupsionin shqiptar qeveritar.

    Se dyti. Gjate gjithe koherave madje edhe ne koherat mitologjike ka pasur njerez e kombe qe jane ndeshur,

    me te fuqishmit, edhe kane sakrifikuar per te vertetat .

    Nga mitologjia shembulli na vjen nga Prometeu , apo ndeshja e Davidit me Goliadhin, nga lashtesia

    shembulli i Spartakut kunder Romes, apo nga mesjeta djegja ne turren e druve i Xhordano Brunos nga

    inkuizicioni, apo beteja vetmohues e 300 spartaneve ne Termopile e shume e shume raste te tjera. Nese

    njerzit do te doresoheshin dhe do te ishin dorezuar para me te fuqishemve atehere do te ishim akoma ne

    rendin skllavopronar Qendresa e B erishes e bazuar ne pastertine morale eshte e do te jete shembull

    frymezimi jo vetem per bashkekohesit por edhe per brezat qe do vine.

  10. — BERISHA NUK DUHET TE LARGOHET NE ASNJE MENYRE TANI !!

    Disa probleme që shoh:

    – Doktori me fajet qe ka duhet te hapi rruge, por ne asnje menyre tani, jo perpara se ta lere partine ne dore te sigurte. Te sjelle dike (ose disa) te mencur, te moralshem, popullor, trim dhe figure bashkuese per te gjithe opoziten e vertete, duke e perkrahur ate publikisht, dhe vetem atehere mund te largohet.

    – Nese ne nje fare mase ai po e perdor postin e tij politik per interesat e veta personale, kjo nuk do te thote aspak qe ai nuk duhet te luftoje per pastertine e figures se tij qofte edhe duke kerkuar ndihmen e partise (si mund te luftosh ndryshe i vetem?!!) apo qe opozita e gjitha te mos t’i qendroje prane. Mos harro iku Berisha (dhe Meta deri diku) praktikisht nuk ka me opozite ne vend dhe pastaj i vjen rradha te tjereve te paguajne haracin te mafia, te gjithe !!! Te rrofte ty qe i kerkove ikjen.

    Biles biles, po ta shohesh ne nje sy tjeter, kjo ndyresia e ‘non-grates’ i doli per hundesh mafias ne pushtet dhe per mire opozites dhe vete doktorit, qe e zgjoi nga gjumi dhe pa se me cfare gjarperinjsh kishte te bente – te huaj dhe vendas. Per me teper, ai beri gabim fatal qe dha doreheqjen ne 2013 dhe ja fali partine dhe opoziten Bash tradhtarit.

    – A thua valle qe ai popullaritet qe ka, ka ardhur kot, pa merita ??!! Sa gjera pozitive ka bere ai qe nga 1990?! Me fajet duhen numeruar edhe te mirat – patjeter !!! Sa “eksperte neutrale” (dhe te verber) ka qe nuk duan ta shohin me sy doktorin, qe as qe duan t’ja dijne per meritat qe ka qe nga 1990 (dhe patjeter pa futur ketu te kuqte qe kane nje urrejtje shtazarake per te), apo jo ??!! Uje ne mullirin e kujt con kjo “keshille” per tu larguar *tani*, e ketyre “miqve qe te duan te miren” ??!!

    (Andi, jam i vetedijshem per nje fare mospelqimi qe ke ndaj doktorit dhe kjo mendoj ka ndikuar shume ne opnionin tend).

    1. Me dy fjalë, pa Berishën opozita vdes – këtë po shkruan. Nëse e vërtetë, opozita paska vdek ka kohë; të fillojnë homazhet.

  11. PËR € 10 EURO KALIM FALAS NE KALIMASH BERAT BUZHALA JA FUT LLAPËN NË BYTH EDI RAMËS

    PLUS EDHE €10 EURO JAU JEP KADRI YMËR KELLIRA DHE JA FUT KARIN NË BYTH BERAT BUZHALËS

  12. Interesante sesi mendesia totalitaristo/komuniste vazhdon te mbizoteroje mendjet (dhe komentet) i militanteve de PD’se.

    Si ne kohe te largqoftit, kur ca si Sala kishin hall te madh se c’do te behej Shqiperia po te vdiste Enveri, keta te tanishmit, nuk e shohin dot PD’ne pa bythen e Saliut !

    Sipas kesaj logjike, ketu do mbeskemi pa opozite kur Sala t’ja ktheje bythen diellit, e te shkoje ne bote tjeter !

    1. Seriozisht e ke o *Une , po akoma se ke kuptuar që militantët e pedes janë ultra komunist, ja kalojnë edhe militantëve të ripjerdhjes. Janë aq dele barbare sa thonë jemi demokrat, por berisha duhet t’ja lëri partinë argitës. Demokrat që duan që sala të trashgoj “pronën” e babës tek e bija. Kush voton sot peden është fundërrin e kaluar fundërrinës, vemje pa dinjitet e pa karakter, jo se janë burra më të mirë vemjet që votojnë ps, por k’to të pedes janë kafshë fare, që e kanë alergji llogjikën njerëzore. Sala ka vrarë çdo kundërshtar brenda partisë, k’to thonë tani të vendosi dikë të ndershëm. Mos kini merak o vemje të pështira antikombëtar se do vendosi dikë po aq të ndershëm sa lul bytha, më fal Basha!

  13. KADRI YMER KELLIRA INFO-2 ALEXANDER VUÇIÇ BABA I ZAHOS-KRISTAQ RAMA BABA I GREGUT-EDI RAMA ME KARTELE MJEKESORE thotë:

    KADRI YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT

    – KOL KYÇI SALLAKS PAK PARA SË TE FILLOJ NDESHJA DO ZE PUBLIKON NJE VIDEO DUKE MASTURBUAR LIVE NE SKYPE

  14. KADRI YMER KELLIRA SOT MË NJE BANDËROLË TE MADHE NE HAMBURG NE NDESHJEN SHQIPËRI VS KROACIA

  15. KADRI YMËR KËLLIRA NË MËNGJESE JA FUT LLAPËN NE BYTH EDI RAMES NË DREKEË JA LEPI KARIN LAL DHJERIT NE DARKË JA FUT KARIN NË BYTH FRRYK ÇYPIT thotë:

    TE GJITJE SHKOJNË NË PUSHIME MË GRA DHE DASHNORE

  16. KADRI YMER KELLIRA DHE SPARTAK NGJELA -TAKU JU KA NGELURË KARI NË DORË SHKOJNË NË SHTEPI T SI DY ZAGARË TE MJERUARË TË FRUSTRUARË SEXUALISHTË MASTURBOJNË DHE FILLOJNË E SHAJNË SALI BERISHËN

  17. “I kanë bërë vilat me kursimet nga rroga.

    Me 800 euro rrogë, kanë kursyer dhe kanë bërë këto vila që kushtojnë 6 apo 7 milionë euro”, thotë Berat Buzhala me ironi, ndërsa gazetari që e shoqëronte mbeti i habitur.

    Habi që nuk u shfaq vite më parë nga gazetarja Sonila Meço, e cila hyri brenda vilës së Ilir Metës për të marrë në intervistë Monika Kryemadhin.

  18. Sa naiv je o Bushat. Po ti mendon se Sala do vere PD apo Shqiperine para vetes? E harrove 97 qe Sala i vuri zjarrin Shqiperise me mijera te vrare vetem te mbante pushtetin? Ca pret o Bushat qe sala do ndryshoi tani?

  19. Doli Bushati me na thone qe rakia bohet nga rrushi.

    Saliu e ka bo PD bajrak te vedin dhe ka per tja lone goces, ktu do jemi.

  20. Bushat, ndonjehere i bie rroma pertrroma. Si mund te largohet Berisha? Ai po ia del ne te gjitha rrafshet te na tregoje se eshte alternativa e vetme per ne tani. Çdo kush pas tij duhet te vije me merite te pakontestueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *