• |
ide | kryesore

Jane Fonda reagon ndaj ndarjes nga jeta të Donald Sutherland

Paparazzi, Slider


Jane Fonda ka reaguar ndaj ndarjes nga jeta të aktorit, Donald Sutherland.

Aktorja postoi një homazhe prekëse për bashkëylltarin e saj të “Klute” të enjten pasi lajmi u shpërnda për vdekjen e tij në moshën 88-vjeçare.

U trondita kur dëgjova se Donald Sutherland ka ndërruar jetë”, shkroi Fonda në Instagram. “Ai ishte kolegu im magjepsës në ‘Klute’ dhe na pëlqente të punonim së bashku. Donald ishte një aktor brilant. Jam zemërthyer.”

Fonda dhe Sutherland luajtën përkatësisht Bree Daniels dhe John Klute në filmin e vitit 1971, me të parën që fitoi Oscarin e saj të parë për këtë rol.

Dyshja u lidhën në atë kohë, me Fondën që rrëfeu detaje për romancën e tyre në kujtimet e saj të vitit 2006, “My Life So Far”.

Aktori foli për ndarjen e tyre për The Guardian në 2008.

“Marrëdhënia mbaroi  në Tokio. Më theu zemrën”, kujtoi ai. “Isha shumë i trishtuar. Ishte një marrëdhënie e mrekullueshme deri në momentin kur jetuam së bashku.”

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *