• |
ide | kryesore

Duart në fondet e BE, Beqaj e Kumbaro paracaktuan edhe drejtuesen e re të SASPAC

Arkiva, Kryesore, Lajme


Në reagimin e djeshëm për arrestimin e Ilir Beqajt, SPAK theksonte se në një rast për organizimin e një konference për turizmin janë lëshuar dy fatura; njëra nga agjencia SASPAC e drejtuar prej ish-ministrit të Shëndetësisë dhe tjetra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit drejtuar nga Mirela Kumbaro.

“Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N”, thuhej në njoftim.

LEXO EDHE: SPAK: Beqaj dhe Kumbaro, dy fatura për të njëjtën konferencë

Por përveç kësaj fature Beqajn dhe Kumbaron i lidh edhe diçka tjetër në SASPAC, agjencinë që koordinonte fondet e Bashkimit Europian. Drejtoresha që pasoi Ilir Beqajn në krye të SASPAC ishte përzgjedhur dhe paracaktuar prej ish-ministrit të Shëndetësisë dhe Mirela Kumbaros, në mënyrë që këta dy të fundit të kishin ende dorën e tyre të zgjatur te fondet e kësaj agjencie.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Ilir Beqaj në një aferë të re, skema si zhvateshin para përmes projekteve të BE dhe si fshihej pasuria

Lapsi.al ka raportuar me detaje prej ditëve të para të garës fasadë përmes së cilës Jona Suli u katapultua në krye të SASPAC. 33-vjeçarja ka qenë asistente paradhome e Mirela Kumbaros për disa vite dhe asistente e Elira Kokonës, ish-sekretare e Përgjjithshme e Ministrisë së Kulturës e tani në krye të Korporatës së Investimeve. Për ata që nuk e kanë të qartë përshkrimin e punës së këtyre pozicioneve, janë zakonisht ata njerëz që iu hapin derën ministrave, iu japin shkresat për firmë, fotokopjojnë ndonjë shkresë etj. Në dekadën e Rilindjes janë parë shumë katapultime të tilla të njerëzve anonimë nëpër pozicione të larta. 

Pas ikjes së Beqajt me urgjencë u shpall vendi vakant ditët e festave të nëntorit. Njoftimi paraprak u fshi nga faqja e Kryeministrisë sepse duhej të ndryshonin kriteret në mënyrë që t’i hapej rruga emrit që kishte caktuar Beqaj dhe Kumbaro.

Fillimisht kriteri për të qenë në krye të kësaj agjencie ishte përvoja prej 15 vitesh punë në pozicione drejtimi. Më pas u sajua një VKM e re që ulte këto vite nga 15 në 7 vite, enkas për t’ju përshtatur drejtueses së paracaktuar nga Edi Rama.

LEXO EDHE: Konkursi i dalë boje, si e ka paracaktuar Rama drejtuesen që zëvendëson Ilir Beqajn

Dhe kështu ndodhi, njoftimi u ripublikua me kriteret e reja dhe Suli u shpall fituese e “konkursit” qeveritar. Shkeljet janë hiçgjë përpara synimit kryesor të Beqajt e Kumbaros; aksesi direkt te agjencia që koordinon mbështetjen financiare të BE-së dhe ka në dorë miliona euro. Jona Suli duhej të ishte thjesht një emër formal, që paradite drejton SASPAC e pasdite të raportonte te Beqaj e Kumbaro.

LEXO EDHE: Firmos Rama, ish-asistentja e Kumbaros zëvendëson Beqajn në krye të SASPAC

Për t’u kthyer te eventi për turizmin i Kumbaros dhe Beqajt, sipas dosjes së SPAK, i vetmi shërbim i ofruar nga shoqëria tregtare “L…… International” sh.p.k ishte organizimi i darkës te restorant “Gzona” në një vlerë prej 4.189.000 lekësh.

LEXO EDHE: Babëzia e Beqajt, punonjësit e SASPAC të “detyruar” të bënin darkën e fundvitit në restorantin që kontrollonte sekseri i tij

Rasti i abuzimit me fondet e Bashkimit Europian në agjencinë SASPAC përforcon atë që thuhet shpesh edhe me cinizëm brenda, se vesi në fakt del me shpirtin. Ilir Beqaj edhe pse ishte nën hetim për aferën e sterilizimit vijoi të fuste duart në fondet e Bashkimit Europian përmes një skeme kleptokrate të ngritur me sekserët e tij si Ermal Kurtulaj, Gazment Prenga, Arben Dani etj.

LEXO EDHE: Beqaj në burg, por jo për milionat e “sterilizimit”

Nga ana tjetër shohim edhe sesi drejtësia e re po iu hedh hi syve shqiptarëve. Kjo drejtësi, “heronjtë e fëmijëve tanë” siç thonë amerikanët, amnistoi Beqajn për aferën qindra milionë euro të sterilizimit dhe e arreston për vjedhjen e disa qindra mijëra eurove me fatura fiktive të eventeve, drekave e darkave të agjencisë SASPAC.

Por Ilir Beqaj nuk është i vetmi që ka shpërdoruar fondet e programeve të BE. Afera më e madhe ndonjëherë me këto fonde është ajo që ka ndodhur me programin IPARD gjatë kohës kur AZHBR drejtohej nga Frida Krifca. Por deri më tani SPAK nuk po lëviz për këtë dosje edhe pse OLAF i BE-së e konfirmoi zyrtarisht vjedhjen e miliona eurove.  ©LAPSI.al


6 Comments

  1. Zagaret le te lehin! Karvani ecen perpara!!!

    Tuneli i Llogorasë u hap për qarkullimin e mjeteve këtë paradite.

    Me një ceremoni festive me këngë e valle, tuneli 5.9 metra i gjatë u përshkua nga mjetet e para që udhëtojnë drejt jugut.

    Per me shume lexoni tek gazeta serioze dhe prestigjoze Tema se ketu tek gazeta e gazetareve te shitur tek Non Grata vetem lajme negative te shpikura do lexoni!

  2. Ore dhe pa eksperiencë fare të ishte do ta vinin sepse është besnike e partisë dhe kumandar Edverit!! Si vinte Enveri kuadrot?? Pa shkollë vetëm me shkollë partie pa eksperiencë vetëm me besnikërinë ndaj partisë!!!

  3. Uroj qe te vazhdoje gara mes prokuroreve te SPAK dhe gjykatesve per protagonizem dhe te vendoset nje ekuiliber ne drejtesi.

    SPAK vertet inicion dhe ngre akuzat por praktika e krijuar deri tani tregon se ka tendenca te perdore ekstremet e ligjit per secilin rast te vecante qe ka ne hetim, duke mos vleresuar faktin se eshte thjesht nje pale ne gjykim.
    Kjo sipas perkatesise politike qe kane subjektet ne hetim.

    Gjykata e dy shkalleve te tij, per te mos humbur rolin qe ka si fjale e fundit, dhe pastaj heshtje, do te shkoje larg ne percaktimet ligjore qe “afermendsh” e jo detyrimishy jane ato qe percakton SPAK ne akuze.

    Kjo lufte mes tyre [ SPAK vs GJKKO] per shkak protagonizmi apo dhenje drejtesie ka per te arritur ne piken qe per te akuzuarit e shumte te Rilindjes qe ka kane vjedhur hapurazi e jo siç pati keshilluar Shalsi ” me lezet” , te vendose per çeshtje ne kuadrin e organizates kriminale. Keshtu, perfshihen nga politika, administrate, media te lidhura dhe shume aktore te tjere qe i evidentin secili rast I veçante.
    Raster I kane ne tavoline theshte duhet ti vene emrin qe kane.

    Lubonja per Rilindjen si organizate kriminale e ka refren te tij prej shume vitesh ne cdo televizion qe flet.

    Shpresojme se gjykatesit do te dalin ne pah dhe te fillojne e te njihen edhe nga publiku dhe te mos permendet publikisht vetem SPAK por ato qe japin drejtesi GJKKOK .

  4. “21 janarit” ta hetojë SPAK-u është publikuar këtë të premte.

    Në kallëzimin e Rajmonda Nikës, kërkohet që ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi të hetohen si organizatorë të “21 janarit”.

    Në dokument, pala ankuese parashtron se provë e rëndësishme që vërteton se urdhëruesi i këtyre vrasjeve ishte pikërisht ish – kryeministri Sali Berisha – është fakti se komandanti i gardës, është thirrur ditën e ngjarjes në zyrën e këtij të fundit për të marrë urdhrin e ekzekutimit të disa prej protestuesve dhe bëri me të një debat të ashpër, i cili degjeneroi në ushtrimin e dhunës së rëndë fizike që ish kryeministri ushtroi mbi komandantin e gardës – shtetasin Ndrea Prendi.Salihu eshte njeriu qe i duhet burgut,me shume se kushdo tjeter,salihu vrases rri ne ballkon,te tjeret ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *