• |
ide | kryesore

Firmos Rama, ish-asistentja e Kumbaros zëvendëson Beqajn në krye të SASPAC

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth 10 ditë më parë Lapsi.al raportoi për garën fasadë për zëvendësuesin e Ilir Beqajt në krye të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Sot Edi Rama ka firmosur emrin e drejtorit të paracaktuar të këtij institucioni. Ajo është Jona Suli, për të cilën u shpall me urgjencë vendi vakant ditët e festave të nëntorit. Njoftimi paraprak u fshi nga faqja e Kryeministrisë sëpse duhej të ndryshonin kriteret në mënyrë që t’i hapej rruga Sulit.

Fillimisht kriteri për të qenë në krye të kësaj agjencie ishte përvoja prej 15 vitesh punë në pozicione drejtimi. Më pas u sajua një VKM e re që ulte këto vite nga 15 në 7 vite, enkas për t’ju përshtatur drejtueses së paracaktuar nga Edi Rama. Dhe kështu ndodhi, njoftimi u ripublikua me kriteret e reja dhe Suli u shpall fituese e “konkursit” qeveritar.

LEXO EDHE: Konkursi i dalë boje, si e ka paracaktuar Rama drejtuesen që zëvendëson Ilir Beqajn

Në rreth 7 vite përvojë pune, më shumë se gjysmën prej tyre ajo i ka si asistente në paradhomën e Mirela Kumbaros te Ministria e Kulturës e më pas koordinatore te Bashkëqeverisja. 33- vjeçarja nga Durrësi në korrik të këtij viti u emërua drejtoreshë te Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme. Me rreth 6 muaj përvojë si drejtuese e një agjencie modeste, Jona Suli do të menaxhojë këtej e tutje miliona euro fonde nga programet ndërkombëtare.

Emërimi i saj përveçse një influencë e ministres Mirela Kumbaro, ngjan të jetë edhe një dorë e zgjatur e Ilir Beqajt për të pasur akses te kjo agjenci ndonëse është larguar për shkak të aferës që hetohet nga SPAK. Vetë Beqaj e Kumbaro kanë një raport të afërt me njëri-tjetrin dhe çuarja e emrit të Joana Sulit te Edi Rama është një lëvizje e koordinuar e tyre.

Ndërkohë siç ka raportuar Lapsi.al më herët, Ilir Beqaj përpara se të largohej nga SASPAC, ndryshoi strukturën e agjencisë për të emëruar në pozicionet kyçe njerëzit e tij të besuar në mënyrë që të vijojë te ketë akses në shpërndarjen e projekteve miliona euro.

Altin Zeqo, një ish-vartës i Beqajt kur ky drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë dhe me dijeni për procedurat e koncensionit të sterilizimit, u emërua në krye të Programeve të Fondeve që BE alokon për institucionet shqiptare.

LEXO EDHE: Prapaskenat/ Beqaj në dijeni për vendimin e SPAK, si e ndryshoi papritur strukturën e agjencisë për të favorizuar të besuarit e tij

Edhe pozicionet e tjera në strukturën e agjencisë u ndryshuan dhe u kopsitën në mënyrë të atillë që njerëzit e tij, kryesisht bashkëpunëtorë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe personazhe që punuan me të në fushatë, të merrnin pozitat kryesore në këtë institucion. Prezantimi i Joana Sulit në krye të SASPAC do të bëhet javën e ardhshme. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Nuk është problemi qe Berisha nuk e njeh demokracinë, por nuk e pranon. E ka pasur frikë drejtësinë që në kohën e komunizmit. Jemi në një situatë shumë të dobët nga ana e intelektit politik. Kemi një PD që është ndërtuar për të shpëtuar Saliun dhe jo Shqipërinë.

    Berisha tani është në vështirësi të madhe sepse është marrë masa e arrestit.Cfare lajmi,po punimet te 64 katshi i salihu e dini ju ka filluar punimet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *