• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Beqaj në dijeni për vendimin e SPAK, si e ndryshoi papritur strukturën e agjencisë për të favorizuar të besuarit e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit



Njësoj si në shumë raste të tjera edhe për eferën e koncensionit miliona euro të sterilizimit, duket se SPAK nuk është një strukturë totalisht sterile, e pandikuar nga qeveria dhe Edi Rama.

Mjafton të përmendim këtu trajtimin me standard tjetër të Ilir Beqajt, të cilit iu komunikua sot një masë sigurie shumë më e lehtë sesa zyrtarë të tjerë të Rilindjes që akuzohen po për të njëjtat vepra penale e që sot janë pas hekurave.

Lexo edhe: Afera e sterilizimit/ Dobësia e Ramës dhe e SPAK për Ilir Beqajn

Jo vetëm kaq, por zhvillimet e kohëve të fundit në agjencinë që ai drejtonte, në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), të bëjnë të besosh se në fakt Ilir Beqaj kishte dijeni për çfarë do t’i ndodhte.

Një burim pranë qeverisë i tha Lapsi.al se Beqaj nisi në mënyrë të beftë një ristrukturim të agjencisë, me qëllimin e vetëm që në pozicionet kyçe të vendoste njerëzit e tij të besuar. Plani është ky. Edhe pas largimit të tij nga drejtimi për shkak të vendimit të pritshëm të SPAK, ai të vijonte të kishte dorën e zgjatur në agjencinë që menaxhon miliona euro nga programet ndërkombëtare.

Ndryshimet më radikale ishin në drejtoritë ku janë paratë që Bashkimi Europian sjell në vendin tonë përmes programeve të ndryshme. Në një nga drejtoritë më të rëndësishme në SASPAC që menaxhon fondet e BE për bashkitë, Ilir Beqaj emëroi një ish vartës të besuar të tij gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë dhe me dijeni mbi procedurën e koncensionit të sterilizimit.

Një tjetër i besuar i tij i promovuar së fundi brenda SASPAC mori drejtimin e Programeve të Fondeve që BE alokon për institucionet shqiptare. Edhe pozicionet e tjera në strukturën e agjencisë u ndryshuan dhe u kopsitën në mënyrë të atillë që njerëzit e tij, kryesisht bashkëpunëtorë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe personazhe që punuan me të në fushatë, të merrnin pozitat kryesore në këtë institucion.

Lexo edhe: Kthesa në aferën e sterilizimit/ Ilir Beqaj një hap larg burgut, SPAK i cakton masë sigurie

Ndryshimet u bënë me një shpejtësi të madhe dhe u zyrtarizuan nga Departamenti i Administratës Publike në ditët e fundit, duke shtuar më shumë dyshimet se Beqaj ka qenë në pritje të lëvizjes së SPAK, mëson Lapsi.al

Struktura e re e SASPAC është miratuar ndërkohë edhe nga Edi Rama pasi agjencia që drejtonte Ilir Beqaj është në varësi të Kryeministrit. Pasi SPAK i komunikoi masën e sigurisë për “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, Ilir Beqaj njoftoi largimin nga drejtimi i SASPAC.

“Për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces, kam vlerësuar gjithashtu që të ndërpres angazhimin tim aktual si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”, shkruajti Beqaj duke mbrojtur ndër të tjera edhe koncensionin e firmosur prej tij.

Nuk është hera e parë që shumë lëvizje të SPAK dihen paraprakisht nga qeveria përpara se të shpallen duke vënë në pikëpyetje integritetin e kësaj strukture. Kujtojmë arrestimet e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, por edhe raste të tjera. Të hënën në orën 12:00 Beqaj do të paraqitet në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Prokuroria e Përgjithshme synonte t’i merrte në pyetje për të qartësuar përgjegjësitë mbi ngjarjen. Duke rilexuar sot deklaratat dhe sjelljen e Sali Berishës ndaj autoriteteve gjyqësore të kohës, dallohen të njëjtat tone kërcënimi dhe përbuzje që përdor sot ndaj SPAK-ut. Një tjetër provë se si Sali Berisha nuk është vetëm armiku kryesor i medias së lirë, por edhe armiku numër një i drejtësisë së pavarur.O shpellkare e maloke cecene meruni me kriminelin salih karaxhic berisha qe nuk ka bythe te mbroj veten ne gjykate por ben Llaxoren neper qytete dhe uluret qe une jam i pafajshem.

  2. Termat e fizibilitetit jane shkruar nga ata qe kane fituar tenderit e sterilizimit SPAK e ka kete prove ( ashtu si padashje kjo ka rrjedhur edhe ne media) prandaj une besoj qe edhe te doje SPAK nuk e mbron dot Beqen dhe as beqot e tjere . SPAK eshte ne syte e publikut dhe do i duhet te ruaj standartin .

  3. Mos u çuditni me hajdutet e rilindjes qe bejne edhe “patriotin ” pasi vellazerohen me vuçiçin, mbajne dy tigra ne vlore me 70- 80 mije dollare ne dite, perçudnojn shrrbimin shendetsor ku ne spital duhet te shkosh me ilaçe me vete , sherbimin arsimor ku analfabetet funksional vetem shtohen , ku pronat pubkike edhe private o i jepen vrasesve me pagse ose i jepen ministrave , ku gdp rritet por varferia shtohet , ku beqa dhe beqet bredhin te lire ketij i thone o
    Patriotizem …

  4. Show must go on….Nëna Amerik do të na mbroje..demokracia po fuqizohet nga dita në dite duan apo nuk duan armiqte tan të jashtem dhe të brendshem

  5. Shqiperia eshte ne udhen e duhur. Kur goditen ish ministra dhe ish kryeministra peshqit e vegjel ta masin bythen 7 here para se te firmosin. Mendoj se tranzicioni ka mbaruar njehere e mire mgjse kaluan 30 vite shume te shemtuar. Te vjen keq per opoziten por politika ne vetvete nuk qellim por mjet.

  6. Është e qartë që Spaku vepron si një celulë e rilindjes dhe për këtë arësye hetimet o devijojnë o nuk hapen fare. Kë do Rama atë hetojnë. Por sa do vazhdojnë?? Nëse janë të bindur që do jenë pjesë e diktaturës dhe askush qofte Amerikë o Europë s’do do pyetet më di Enveri. Vetëm nje shpresë është. Presioni i popullit dhe i shtypit të lirë. Pra vetëm shqiptarët e zgjidhin këtë problem madhor. Sllogani të jetë.Jo më diktaturë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *