• |
ide | kryesore

Afera e sterilizimit/ Dobësia e Ramës dhe e SPAK për Ilir Beqajn

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ilir Beqaj duket sikur është me një këmbë në burg për shkak të ashpërsisë me të cilën SPAK ka ndëshkuar ish-zyrtarë të lartë të qeverisë, por në rastin e tij situata ka disa ndryshime thelbësore. Si nga drejtësia, ashtu dhe nga qeveria për Beqajn ka një trajtim më të butë nga ai i kokave të tjera të prera nga SPAK.

Për këdo që ka ndjekur historitë e Saimir Tahirit, Lefter Kokës, Vangjush Dakos apo Arben Ahmetajt dihet se arrestimit i ka paraprirë distancimi i Ramës dhe mënjanimi nga detyrat shtetërore, para se këta të marrin goditjen nga SPAK.

Janë po ato gurë kilometrikë që shenjojnë rënien e Saimir Tahirit, të Lefter Kokës, të Vangjush Dakos apo të Arben Ahmetajt në marrëdhëniet me liderin e organizatës, Edi Ramën.

Mënjanimi që i bëri Rama “viktimave” të SPAK

Kur u dënua me burg, Saimir Tahiri nuk mbante asnjë funksion në Partinë Socialiste. Nuk ishte as ministër, as deputet. Rama ishte distancuar ndaj tij duke e shkarkuar nga Ministria e Brendshme dhe drejtimi i PS-së së Tiranës. Më pas nuk e përfshiu në listat e kandidatëve në zgjedhjet e vitit 2021, megjithëse më parë e kishte mbrojtur nga kërkesa e prokurorisë për ta arrestuar.

Lefter Koka nuk ishte deputet kur u arrestua në dhjetor të vitit 2021. Ai dorëzoi mandatin e deputetit pas fitores së zgjedhjeve nga Partia Socialiste. Dorëheqja e tij nuk bënte asnjë sens politik. Koka kishte pasur një kontribut të rëndësishëm në Durrës dhe ishte një nga njerëzit më të afërt të Ramës.

Vangjush Dako nuk kishte asnjë funksion në Partinë Socialiste të Durrësit dhe nuk ishte as kryetar bashkie, kur u arrestua. Ai ndihmoi PS në zgjedhjet e 14 Majit dhe u vu në pranga, pasi socialistët fituan bashkinë. Dako ishte mënjanuar pasi u shpall non grata nga SHBA, megjithëse kryeministri nuk e mohoi asnjëherë miqësinë me të.

Arben Ahmetajn e paraprinë të njëjtat ngjarje. Në fillim Rama e shkarkoi si zv.kryeministër. Pastaj si drejtues politik të Vlorës. Para se t’i pritej fletë-arresti ishte lënë pa asnjë funksion shtetëror dhe partiak. Vetë Ahmetaj ka treguar se për arrestimin e tij flitej hapur në mbledhjet e partisë.

Dobësia e Ramës për Ilir Beqajn

Me Ilir Beqajn ka ndodhur e kundërta. Deri pak orë para se të dilte njoftimi në media për sekuestrimin e pasaportës së tij dhe ngritjen e akuzës për shpërdorim detyre, Beqaj ishte në detyrë si Drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination, (SASPAC).

Pozicioni i Beqajt ishte direkt në varësi të Kryeministrit.

Lexo edhe: Shullazi: Ilir Beqja do të më jepte tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë

Lexo edhe: Del VIDEO/ Ish-ministri Ilir Beqja filmohet me kreun e KLP-së

Sterilizimi ka nisur të hetohet që nga viti 2020, por nuk e ka penguar angazhimin e Beqajt në radhët e Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e vitit 2021 ai ishte kandidat për deputet në Shkodër, megjithëse nuk arriti të fitojë mandatin për shkak të rezultatit të dobët në këtë qark.

Së fundmi, Rama i besoi një post që shumëkush do t’ia kishte zili. Në 26 tetor të këtij viti, Beqaj u emërua pjesë e grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke zëvendësuar numrin 2 të Ministrisë së Brendshme, Romina Kukon.

Pra, ndryshe nga ish-bashkëpuntorët e tjerë, që i ka mënjanuar para arrestimit, Rama e afroi Ilir Beqajn duke i dhënë një zyrë në kryeministri.

Dobësia e SPAK për Ilir Beqjn

Prokurorët e SPAK kanë qenë të ashpër me të akuzuarit për shpërdorim detyre. Për Lefter Kokën, për Alqi Bllakon, për Vangjush Dakon dhe për Arben Ahmetajn ata kanë kërkuar masë sigurie ekstreme, arrest me burg.

Për Ilir Beqajn, masa e kërkuar është “detyrim paraqitje”. SPAK është mjaftuar me sekuestrimin e pasaportës, njësoj si për rastin e Sali Berishës, për të cilin kjo masë u justifikua për shkak të moshës.

Lexo edhe: SPAK e fali/ Si e gënjeu Ilir Beqja gazetarin për njohjen me Ilir Rrapajn

Lexo edhe: Reagimi/ Ku fut ujë alibia e Beqajt për udhëtimet me Ilir Rrapajn

Lexo edhe: “Amnistia” për Beqajn nxjerr përplasjen e brendshme në SPAK

Trajtimi preferencial për Beqajn u provua edhe në fazën e parë të hetimeve, kur prokurorët e amnistuan dhe zgjodhën të mos e hetojnë. Ishte ndërhyrja e kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe vigjilenca e gjykatësit Erjon Bano që i detyroi prokurorët e çështjes të merrnin në hetim Beqajn, hetim që konkludoi me akuzën e shpërdorimit të detyre.

Për çfarë akuzohet ish-ministri i shëndetësisë

Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim të detyrës të kryer në bashkëpunim për dosjen e tenderit të Sterilizimit. Në gusht të këtij viti pati edhe 8 masa arresti, mes tyre ish-zv ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Për koncesionin 100 milionë dollarësh të Sterilizimit është arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni i sterilizimeve spitalore nën akuzat “mashtrim”, “falsifikim” dhe “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Beqaj, Rrjepaj dhe Rrapaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit.

Ish zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj janë në burg./Lapsi.al



39 Comments

    1. E mori Ilir Beqja njoftimin nga SPAK?

      Besoj se korrierët e SPAK nuk e kanë gjetur.

      Beqaj nuk do të paraqitet para prokurorëve.

      Ça di ti bëjnë, do ti rruajnë bythën.

      Tani Beqo do të protestojë dhe do ti verë flakën parlamentit.

      Sepse ka edhe shokë.

      Trimi i mirë me shokë shumë.

      1. Shume e holle ironia.

        Vetem nje detaj. Beqja nuk ka nevoje per proteste se i ka shoket ne SPAK.

        Duket dhe nga foto.
        I dhjere ne korrupsion, por krenar me besimin tek shoket e vet.

    2. Edvini dhe PS fito mbi 110 deputet n 2025,Saliu 10,Luli 10,Iliri 10.Liri demokraci,liri demokraci .Posht kamunizmi.

  1. Keta beqajt e kompani duhen fut ne burg jo se vjedhen 100 milion euro, por sepse u treguan te

    pabese e te pashpirt me KM, qe dhe hengren dardha 100 milionshe prapa kraheve por edhe nuk i dhane te

    pakten ndonje dardhe 10 milionshe. Sa te poshter paskan qene keta rilindasit qe rrine prapa kraheve te

    Rames, nuk bejne gje tjeter vecse sa shohin qe lideri eshte i zene me punet e medha te globit, zgjatin

    doren dhe fap dardhat ne thes. me te vertete me vjen keq per Ramen, cfare te beje me pare i ziu, te

    merret me luften ne Ukraine, me konfliktin izraetito-palestinez, me vrimen e ozonit apo te ruaje dardhat

    nga shoket e armeve?

    1. Shume e holle ironia.

      Vetem nje detaj. Beqja nuk ka nevoje per proteste se i ka shoket ne SPAK.

      Duket dhe nga foto.
      I dhjere ne korrupsion, por krenar me besimin tek shoket e vet.

  2. Per te tjerat ste duhet ty.Ti do japesh llogari per 10 miljonet qe ke marre ti,po tregove kush i ka marre te tjerat 90 miljon eurot,te fluturon koka.

      1. Vari lesht…Shqiperia esht kthyer një kazan kaq I madh interesash sa që te gjithe marrin haracin e vet ..ca me shum e ca me pak…Mjeranet normal marrin valixhen dhe trastat dhe ja mbathin, mes të cilëve dhe un

      2. Ja doli psikopati i drogkartelës globale të vërë përfund e të shkatërroi një popull të tërë qindra mijra vjeçar . Mallkimi i të parëve të këtij kombi rëntë mbi këtë popull të tërbuar nga hipnotizimi i drogës së krimdroginjorantit , të cilët nuk janë të zotë të mbrojnë as mbijetesën e tyre si komb , por duke sulmuar e akuzuar dr.Berishën , presin ti shpëtoj nga ky kryemut , pjella më e ndyrë e farës së krimkomunistave .

  3. Partia socialiste?pththth. Rama eshte partia socialiste,kryeministri,presidenti,kuvendi,gjykatat,policia,prokuroria,spaku eshte rama.Rama piketon kush do hetohet,kush do arrestohet,kush,do burgoset dhe kush do vritet.

  4. Epo kete e kishin memerak se vinte nga blloku edhe ky. Pastaj e kishte edhe shok rinie, nuk eshte cudi qe ndonje dardhe ta kene ngrene edhe bashke. Keshtu qe normal edhe ti kene gjuajtur njeri tjetrit nga mbrapa, se dardhat edhe te ngecin ndonjehere, mezi kalojne. Te gjitha keto nuk harrohen lehte. Une do propozoja qe edhe penxheret tua caktojne afer e afer aty te vendi

  5. Sa Beqaj, ulluk e sunduk , e Balluk, jane kjo bande, aqe sa eshte i teri pushteti sektit.Keta jane komplet per burg, nga do ti shohesh, nje surrat kane. Cu mbush burgu me hajdute, vereni listen, e prape psikopati delirant na thote pergjegjesia eshte personale,,,iditizem klasik ne politike, a thua ky eshte kryeminister per recitime e poezi, apo per ironi.Mjere ne, populli se ne cderexhe kemi arrire.Udhehiqemi nga pushteti bande, me ushtrine e trashegimtareve , bije kodoshesh.

    1. Prokuroria e Përgjithshme synonte t’i merrte në pyetje për të qartësuar përgjegjësitë mbi ngjarjen. Duke rilexuar sot deklaratat dhe sjelljen e Sali Berishës ndaj autoriteteve gjyqësore të kohës, dallohen të njëjtat tone kërcënimi dhe përbuzje që përdor sot ndaj SPAK-ut. Një tjetër provë se si Sali Berisha nuk është vetëm armiku kryesor i medias së lirë, por edhe armiku numër një i drejtësisë së pavarur.O shpellkare e maloke cecene meruni me kriminelin salih karaxhic berisha qe nuk ka bythe te mbroj veten ne gjykate por ben Llaxoren neper qytete dhe uluret qe une jam i pafajshem.

      1. Po mor ripjells duhet te merremi me berishen jo me keta qe kane 10 vjet qe na rjepin,pra sipas ripjellsave nuk ka rendesi sa ka marre Beqo hajduti rendesi ka te fusim ne burg Saliu,🤮🤮🤮🤮.
        Sipas ripjellsave Beqja eshte i joni le te vjedh vetem saliu duhet brenda se ai na rrezikon pushtetin,bravo ripjellso njeri kumllat,njeri mabdarinat,njeri fiqt,ky beqja i dardhave do pak terezi ,suksese ne jete o ripjellsa

  6. Ambasada amerikane qe ka harxhuar miliona dollar te popullit amerikan duhet te nderhyje dhe largoje disa prokuror te Spakut qe po pasurohen

    1. Haaaaa përgjigje për X..po kujt I dha llogari Amerika or Der bardh që do I jepka picirrukes Shqipni. Medet medet

  7. Ky komentuesi i ores 21, 36, i perhereshem, idiot, percares, anti kombetar , duket qarte qe rrjedh nga memtaliteti i kodosheve kriminele, e qe ushqehet si patronazhist ne gjerizin e sektit.Fatkeqesi qe komentues si ky, kane kurajo te flasin per demokracine, e demokratet , qe per fat te keq, nuk u zhduken si rrace ne vitin 91,, e sot, nga leshimet, e lirine qe i dhane demokratet, vijne sot e kercasin dhembet e krimit.Prape aty jane, prae bira kurvi.

  8. Kur do nis “Revolucioni” I familjes non-grata? Beqaj ka vjedhur, po ashtu tigri, Edhe Tahiri ka qene I inkrimininuar, dako po se po.

    Por ama shpellari non-grata eshte i virgjer, jane sorosi me shoke qe e kane inat, eshte Amerika qe e lufton se kanceri non-grata eshte i virgjer, ai e ben revolucionin per popullin jo per asetet e veta.

  9. Rama dikur thoshte se nuk mund të ishte hajdut se nuk ka hajdut 2metrosh. Ilir Beqja është shëmbulli tipik i hajdutit 2m.

  10. Nipi hyses qe ka mbary per italisht dhe qe si ka thone njeri puna mbare, po na trego sesi duhet te kishte vepru SPAKu.
    Kur SPAKu nuk arresto, eshte vegel e Rames. Kur i hap proces dhondrit, eshte vegel e Rames.

    1. Ha mut , ha ha ha ha ha ha ha ha SKAP- i , do të mund të quhet SPAK , vegël jo e Ramës, vetëm n. q.se i hedh grepat peshkaqenit më të ndyrë e të rrezikshëm për qënien shqiptare .

  11. Është shumë domethënës fakti që e ashtuquajtura “Rilindje” që ka qeverisur këto 11 vitet e fundit, ka si protagpnistë , bijë të nomenklaturës enveristo-staliniste, që nga Edi, biri i i Kristaqit ish antar i presidencës së Ramiz Alisë e nipi i Spiro Kolekës e me rradhë me birin e ideologut të marksizmit, Hamit Beqja , deri tek mbesa e ish antarit të byrosë së PPSH, Beqir Balluku.
    Nëse do ti futeshim shpjegimit të fjalës “rilindje”, llogjika të çon menjëherë tek emrat e shquar të Rilindjes, që nga Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri, Hasan Prishtina e deri tek i madhi Gjergj Fishta.
    Të gjithë pasardhësit e këtyre kollosëve të Rilimdjes patriotike shqiptare , u persekutuan për gati 5 dekada nga prindërit e këtyre “rilindasve” alla Edi Kristaq Rama, apo Iir Hamit Beqja.
    Është e vertetë që bijtë e kasapëve të diktaturës enveriste, nuk mund ti akuzosh se kanë kryer krime në ate kohë pasi kanë qenë fëmijë.
    Por a i keni dëgjuar ndonjëherë “rilindasit”, e sojit Edi Rama që ti kërkojnë falje këtij populli për krimet e etërve të tyre ?
    Asnjëherë.
    Përkundrazi vazhdojnë të deklarojnë se ndihen “krenarë” për prindërit e tyre.
    Veç kësaj , për revansh idiotesk cilësojnë si “komunistin e fundit” , liderin e së parës parti opozitare të djathtë pas 48 vitesh , duke i përmendur edhe emrin e të atit , Sali Ramë Berisha, sikur i ndjeri Ramë Berisha të kishte qenë ish shef i sigurimit të diktaturës komuniste.
    Është plotësisht e vërtetë që Berisha ka qenë për një kohë të gjatë antar i PPSH , bile edhe i zgjedhur si sekretar i organizatës së kësaj partie në fakultetin e mjekësisë ku punonte.
    Është gjithashtu e vërtetë që Berisha si bir i një familje të varfër tropojane, mund ta ketë miratuar idenë marksiste të luftës kundër pronarëve.
    Profesor doktor Berisha , e jo “shpellari Sali Ramë Berisha” siç e quan këtu përditë në palo komentet e tij një injorant përçarës i kombit, nuk e ka pasur fare idenë e sistemit demokratik kapitalist, por ama si një intelektual i shquar, e kishte kuptuar se sistemi diktatorial kriminal enverist, ishte më i egri në Europë.
    Pra, më shumë se një politikan i së djathtës konservatore, në fillimet e tij ai mund të quhet një intelektual me ide social-demokrate.
    Këtu e ka zanafillën gabimi i tij që miratoi “reformën agrare” të Ramiz Alisë, duke jua a ndarë pronat e pronarëve të mëdhej , fshatarëve pa tokë, me ligjin famëkeq 7501 që u pasua më vonë me gabimin tjetër që piramidat e ngritura nga komunistët për të diskretituar sistemin e ri demokratik, i konsideroi si fillesë të krijimit të bankave private.
    Gabimi i parë për ndarjen e tokave, duke mos respektuar të drejtën e pronarëve realë, ndonëse ka krijuar një kaos të gjatë të mos zgjidhjes së këtij problemi, mund të justifikohet , pasi Shqipëria kaloi nga sistemi feudal monarkik në sistemin monarkik komunist, ku të gjitha pronat i përkisnin diktatorit e meqë vendi ynë kishte një popullsi dominuese rurale, PD nuk do të fitonte kursesi në zgjedhje , nëse do ta refuzonte ndarjen e tokave.
    Gabimi i dytë me piramidat, bëri të kundërtën.
    Humbja e parave të shqiptarëve naivë me piramidat korruptive, u shfrytëzua nga të ashtuquajturit “vullnetarët të Enverit”, për “revolucionin bollshevik” të rikthimit në pushtet të ish PPSH.
    Gabimi i tretë i Berishës që vuri në dyshim ideollogjinë e djathtë të tij, ishte aleanca me LSI e Ilir Metës, edhe ky një fraksion i ish PPSH që kishte në përbërje edhe nostaligjikë të thekur të Enverit.
    Gjithsekush mund të pyes me të drejtë :
    Përse Partia demokratike e krijuar si një parti e djathtë pro perëndimore, pati si lider të saj , social-demokratin Sali Berisha, një ish antar i PPSH ?
    Ata që e kanë përjetuar kohën e diktaturës kriminale enveriste, e dinë fort mirë që intelektualët e shquar antikomunistë e klasa e pasanikëve e bejlerëve patriotë të arsimuar në perëndim, që përbënin ajkën e nocionit “Rilindje”, në fund viteve 80, ishte zhdukur tërësisht e bijtë e tyre ishin privuar gjithashtu tërësisht nga arsimimi.
    Kishin ngelur vetëm pak prej tyre nëpër burgje si Mandelat e Shqipërisë, por që ishin shkatëruar fizikisht e moralisht e ishin bërë të pa aftë për të bërë përmbysjen e sistemit.
    Përgjithësisht, me përjashtime të pakta, shtresa e intelektuale e krijuar në regjimin enverist, e kishte të domosdoshme teserën e PPSH, pasi nuk mund, jo më të bënte karrierë profesionale, po rrezikonte që ti merej edhe diplloma e të punonte si puntor.

    1. Po mir o publicist që paske ber gjith këtë roman, cili esht morali ? Se ke tjerr e thjerr dhe nuk ke perfunduar gje.. morali esht se kta bashk komunist klysha te kuq tropojan e tepelenas etj etj kan 32 vite që e mbajnë establishment dhe nuk len as te djath as patriot e as njeri normal të bëjë hajer..

  12. A ishin "antikomunistë" e tradhëtarë të atdheut ish bashkëpuntorët e ngushtë të Enverit të cilët ai i vrau e persekutoi me gjithë familjet, njëlloj si ish rilindasit ? thotë:

    Përgjigja e pyetjes së vënë në vend të emrit, është një JO e madhe.
    Të gjithë ata bashkëpuntorë që zhduku Enveri, nuk e “hëngrën” ngaqë ishin kundër tij e komunizmit, por nga që ishin shumë të zellshëm në krime, e ai pati frikë se mund ta vrisnin edhe ate.
    Pak a shumë kjo po ngjet edhe me dishepullin e tij diktator , Edi Ramën.

    Ndryshimi është vetëm se Rama ka “shqetësimin e madh” se bashkëpuntorët e tij po ja vjedhin e hanë dardhat pas shpine.

  13. Ky hajduti turishpifur nuk ka qene qeveri me vete, as vilajet me vete!
    Ka qene njeri prej njerezve me afer kryehajdutit, I promovuar dhe graduar prej tij! Anetar I kabinetit qeveritar. Keshtu qe Rama duhet ta marre per dore kete zullapin Beqaj dhe te dy se bashku te kalojne ca kohe ne konvaleshencen e SPAK!!!…

  14. Por te udhëheqësit politikë të Shqipërisë dominon geni gjenetik i bandustanit të fisit, të tribusë dhe të bajraktarit, i cili e barazon shtetin me veten dhe e drejton me mentalitetin e kopesë së dhenve, që e kulloste dikur në majë të malit. Ata krijuan dhe drejtuan vetëm bandustanin shqiptar.

  15. Pasi hodhën dhe disa flakadanë që i nxirrnin nga tualetet e grave deputete, u larguan pasi dhe seanca mbaroi. Me sa duket Garda është akoma liberale, dhe nuk i detyron dot gratë tona deputete t’i fshehin mjetet luftarake aty ku i fshihnin ato deputet gra të Albin Kurtit në Kosovë. Akoma nuk kanë mbërritur tek sakrifica ekstreme për Berishën. Kanë kohë, mund të vijë dita.

  16. Idiot alla turka, pse sflet ku jane aresyet e protestes, por na ben sqarim idiotesh, alla Rama, por ctu thuash ju, ,,nga bajga erdhet, po qe u livandoset akoma me shume ne eren e gjerizit te rilindjes.Veshtire se beni kthese nga rruga e baballareve kriminele, e qe ju mbetet bira kurvi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *