• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Ish-ministri Ilir Beqja filmohet me kreun e KLP-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Portali boldnews.al ka publikuar një video ku ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja drekon në të njëjtën tavolinë me drejtues të lartë të sistemit të drejtësisë. Dallohet vetëm kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gent Ibrahimi, por sipas këtij portali në tavolinë është edhe një zyrtare e lartë të administratës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (në video është në pozicionin me kurriz, me flokë të gjatë).

Natyrisht që nuk përbën asnjë vepër penale që disa persona të drekojnë ose darkojnë mes tyre, por për shkak të pozitave që ata mbajnë pamjet të lënë një shije jo të mirë. Ilir Beqja ka qenë një ndër më të akuzuarit e mandatit të parë të qeverisë “Rama”.

Shkak ishin koncesionet në shëndetësi që shpesh janë konsideruar si afera korruptive. Opozita dhe shoqëria civile ka kërkuar me ngulm hetimin e këtyre koncesioneve nga “drejtësia e re” që do të lindte pas reformës. Pas padisë së “Nisma Thurrje” SPAK ka nisur një hetim, por dosja duket se do të mbetet gjatë në sirtarë. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Sa here permendet ky kryetari e klp me kujtohet doktor bythqir perparim kabo me elozhete qe i bente ketij pas pyetsorit te famshem te prokurorve.

    1. Skandaaal Skandaal
      Beqja drekon ne te njejtin qytet me kreun e KLPs .
      Kjo eshte nje prove e qarte e pa kundershtushme qe tregon katerciperisht se KLPja eshte e kapur nga Rama.

  2. Kush besoi se sistemi i drejtesise do reformohej nga rilindja apo sorosian abasadash eshte nje naiv per mos thene idiot. Sistemi i drejtesise u kap totalish dhe gjykatat skane per tu ngritur deri sa shteti te zhbehet fare.

    1. ti kari qe sje naiv, sipas teje sistemi drejtesise tani eshte kapur e perpara ska qene i kapur? Rrote kari me zile na hape barkun me idiotesirat qe shkruan

  3. filloi shantazhet lapsi…. dhe kur hiqeni sikur drejtesine e kishim te pavaruar e tani po e kapin keta beheni komplet qesharake

  4. pas vitit 1997, nuk do të duhej të ishte më në politikë, i duhej ndaluar me ligj; pushteti i tij la pas vetes më shumë se 3 mijë të vrarë. E jo vetëm aty.

    Mburret se është njeri i Kanunit, pasi vjen nga një fshat i Tropojës, e la pas vetes vetëm në Tropojë më shumë murana se i gjithë regjimi i Enver Hoxhës. Mburret se në ’91 solli mendimin ndryshe dhe rrëzoi komunizmin përmes protestave dhe demonstratave, ndërkohë u bë vrasës i demonstruesve me duar në xhepa përballë zyrës së tij. Tentoi të mashtronte si përherë e t’ua faturonte vrasjet të tjerëve, por u demaskua me prova, e pas kësaj doli hapur dhe u mburr se do të kishte vrarë edhe 330 të tjerë.Keshtu bente dhe enveri po me spiunet e sigurimit,duhej te qendroje vetem se per ndryshe familja degdisej ne internim,po hani mut per nje takim ne publik dhe jo te fshehur o loqet e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *