• |
ide | kryesore

Beqaj del nga SPAK pas 10 orësh, “Kërkova hetime për kohën kur s’kam qenë ministër”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj ka dalë nga SPAK pku qëndroi prej rreth 10 orësh. Ai është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm në ambientet e prokurorisë së Posaçme që prej orës 09:00 për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit.

“Që nga data 20 nëntor jam një person nën hetim. Kam deklaruar se jam në dispozicion të hetimeve. Patëm një seance pyetjesh me OPGJ. Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të bëhen dhe disa veprime hetimore shtesë. Vë theksin se gjatë kohës së auditimit nga KLSH nuk kam qenë ministër.”, tha ndër të tjera Beqaj.

Pas largimit të Ilir Beqajt nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2017, në atë dikaster u emërua Ogerta Manastirliu.



3 Comments

  1. Hetime shtesë te sterilizimi përtej pjesës së Beqes janë vetëm ato për pasardhësen e tij Ogerta.
    Beqen e ka kap inati tani, thotë po ta haj unë që jam miku dhe ortaku më i afërt i sulltanit, nuk ka pse të shpëtojë Manastirlesha vetëm se ka qenë gojortarja më e ëmbël e haremit.

  2. Nje nga provat me te forta kunder Beqajt eshte shkresa qe i ka derguar Manastirliu si drejtoreshe e QSUT dhe qe ai e injoroi. Mbasi iku Beqaj si minister ishte Ogerta “esnafja„ qe perlante miliona nga sterilizimi. Me sa duket per kete pjese Beqaj ka deguar prova dhe po kerkon te hetohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *