• |
ide | kryesore

Gafa e Ramës në fjalimin për Kadarenë (që nuk u vu re)

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama


Fjalimi i vetëm që u mbajt në përcjelljen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare ishte ai i kryeministrit Edi Rama. Përveç marrjes së protagonizmit (si në çdo ngjarje të rëndësishme) kreu i qeverisë shqiptare shfrytëzoi rastin edhe për të shigjetuar ata që kishin guxuar të bënin propozime se ku duhej të prehej një kolos i tillë.

Si në çdo fjalim të Ramës, edhe këtë herë, ai u mundua të tregojë se është një njohës i mirë i letërsisë duke sjellë edhe shembuj nga veprat e shkrimtarit të ndjerë. Madje fjalën e tij e mbylli me një strofë për të cilën tha se vinte nga poema e famshme “Re me pantallona” e poetit rus Vladimir Majakovski të cilën Kadare e ka përkthyer në vitet ’60-të kur ishte fare i ri.

“Mendimin tuaj,
që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal” – ishte citimi i Ramës, të cilin mesa duket e ka marrë copy paste nga një urim që kishte bërë një vit më parë për ditëlindjen e shkrimtarit.

Këtu Rama megjithatë ka bërë një gafë.

Vargjet që ai solli nuk janë nga versioni i përkthyer nga Kadare, por nga Agron Tufa.

Përkthimi i Agron Tufës

Këto ishin vargjet e cituara nga Rama që me një kërkim të thjeshtë në google shihet qarte se kujt përkthimi i përkasin. Ismail Kadare e ka përkthyer ndryshe këtë paragraf.

Një gafë e pafalshme për dikë që e quan veten “një dashnor të përndezur të gjuhës shqipe” dhe pasardhës të Nolit dhe Konicës. ©LAPSI.al

LEXONI EDHE: Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja

Ismail Kadare, duke kërkuar një vend ku ta lëshojmë

Skandali në ceremoninë për Kadarenë/ Rama akuzë ndaj atyre që donin t’i rrëmbenin protagonizmin


13 Comments

  1. Po kush ia vë re gafat nje psikopati?
    Mendoni nje psikopat tipik…. dhe pastaj kerkoni te gjeni 1 episod ku mund te kete bere nje gafe apo gabim…….

    1. Hani m… ju portalet e Sali komunistit kriminelit vrases dhe non grata ashtu si ja keni ngrene per me shume se 11 vjet qe Edi Rama me voten e mbi 80% e popullit eshte ne pushtet.
      Poshte Non Grata!
      God bless America!

  2. Lideret poetike shqiptare jane te pa vdekshem ne globin e Botes mbare .Lavdije gjithmone ne jeten e perditshme ,dhe ne jeten e pa sosur para Zòit ,.

      1. ISMAL KADARE ËSHTË SHKRIMTAR I MADH POR MOS JA FUTNI KOT,AI DHE TË TJERË KANË QËNË MË TË PRIVILIGJUAR TË SISTEMIT ,NA PYESNI NEVE QË KEMI JETUAR ASOKOHE ,

  3. Po të flasësh,pa doganë çdë ditë,e mbash fjalime tërkuzë(tipik fjalimi në vdekjen e Ismailit) do këputësh mufka e bësh gafa,me siguri.

  4. Po të flasësh,pa doganë çdë ditë,e mbash fjalime tërkuzë(tipik fjalimi në vdekjen e Ismailit) do këputësh mufka e bësh gafa,me siguri.

  5. Bravo Lapsi.Nuk ju shpeton asgje lidhur me Ramen.Jeni si mzat ne bythe te Luanit.Numronja qimet,se tjeter nuk mund ti beniKur te lodhey Shkullaku vazhdon Bushati.Jeni veŕtete mjerane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *