• |
ide | kryesore

Pagesa për rrugën Thumanë-Kashar do të jetë 2.52 euro

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ditën e djeshme u krijuan radhë të mëdha në rrugën e re Thumanë-Kashar, e cila filloi testimin e pagesave për të kaluar në 21 kilometrat e ndërtuara përmes koncesionit. Pagesa u hoq pas amullisë së krijuar me trafikun.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) sqaroi sot se kompania ka kryer në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit.

Publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës, tha Ministria.

Pagesa për këtë aks është 2.1 euro pa TVSH, ndërsa pagesa finale për ata që do të kalojnë rrugën, përfshirë TVSH-në është 2.52 euro.

“Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës” thuhet në njoftim.

Ministria tha se ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse.

Aksi Thumanë-Kashar 21 km është autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km në orë. Për ndërtimin e saj u përdor forma e koncesionit me financim privat për 35 vjet. Të ardhurat e për të gjithë periudhë e koncesionit me gjithë TVSH llogariten 1,6 miliardë euro.

Vlera e investimit është 271 milion euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, Ky segment është pjesë Korridorit Adriatiko -Jonian.

Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë.


9 Comments

  1. Kta hajdute sjan me KCK po kane vene fshesen e korrentit dhe po e terheqin lekun nga xhepat e njerzve me shpejtsi ere. Baterdine po bejne.

  2. Laberia know rrace e trash the injorante qe perdoren nga mafia boterore po I thoshin njeri tjeterit ta gezojem vrimen qe u hapi edvina ne llogara
    Edvina vodhi nga vrima 100 milion euro po keta kafshe cfar fituan vetem pone raki me huthera the she

  3. Shume fluks i lart.
    Kjo do te thot qe njerzve u leverdis.
    Keta idiotet qe flasin kundra kot.
    E thjesht mos kaloni andej. Rruget dytesore jan.

  4. Bejeni 100 euro ikje ardhje dhe nje te qire ne bythe ne kthim se ndryshe ky milet nuk merr vesh .
    A ju qifsha ropt o antishqiptare , o hajduter me damke kurvash

  5. ju qifsha motrat, pagesa duhet te jete 2700 euro per cdo kalim, qe ta kemi me te kollajte me shku ne Dubai se ne Shkoder. ju qifsha rracen, kriminela antishqiptare

  6. Ne USA shkon nga veriu ne jug ose nga lindja ne perendim,ben me qindra km dhe paguan shume pak ose aspak,kurse ne kete rruge qe eshte 21 km paguan 2.5 euro

  7. turma e protestuesve të Berishës “orientohen” nga ish-kolonelët militante në hije të ish “ushtrisë” te taborit berishist te shkollës se Agim Shehut, Xhahid Xhaferrit, Gazidedes qe kryen masakrat e viteve ’96-’97. Megjithatë përballë kësaj situate delikate dhe që mund të degjenerojë në dhunë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *