• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Me makinën e Ballukut u përplas për vdekje një person

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një denoncim i mbërritur tek Sali Berisha dëshmon për një ngjarje të rëndë që nëse është e vërtetë implikon zv.kryeministren dhe ministren e energjisë, Belinda Balluku në një aksident me vdekje në rrugën Fier-Vlorë. Sipas Berishës aksidenti fatal ka ndodhur me mjetin Tuareg të ministres, që ishte në përdorim nga djali i një prej këshilltarëve të saj.

Mbetet për t’u verifikuar nëse ngjarja është e vërtetë, por Berisha thotë se policia e mbajti të fshehtë pas ndërhyrjeve të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Më poshtë statusi i plotë i Berishës për ngjarjen e denoncuar.

Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë ndërhyrje kriminale të Ballukut për të fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

📩 Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e plotë të qytetarit digjital

Makina e ministrise se infrastruktures tipit tuareg, ne drejtimin e djalit 18 vjecar te keshilltarit te Ballukut, Florion Serjanit, ne shkelje te plote ka drejtuar mjetin dhe ka aksidentuar nje person ne aksin fier vlore duke shkaktuar vdekjen.

Ngjarja eshte mbajtur e fshehte dhe me nderhyrjen e ministres Balluku kjo ngjarje eshte mbyllur dhe fajtori eshte liruar.

Une kam disa pyetje ketu per Ballukun:

Cdonte makina e ministrise qe drejtohej nga djali i keshilltarit tuaj?
Me cfare te drejte keni fshehur ngjarjen ?
Cilat jane masat e mara nga ana juaj lidhur me ngjarjen?
A keni nderhyre drejtperdrejt apo terthorazi per te mbuluar skandalin e ministrise tuaj?
A keni nderhyre tek autoritetet per mbylljen e ngjarjes me pasoje vdekjen e nje personi ?
A keni konsumuar vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ?



5 Comments

    1. Nuk kan te ndalur skandalet e ripjerdhjes,serbet do kishin kursy ma mire pasurin e shtetit po te ishin ne vend te ripjerdhjes,trathtar eshte kur ni kryefamiljar qe vjedh hargjon leket e shtepise ,dhe i len familjen pa buke,Keta idiot nuk do ngopen kurr…!!!

  1. Futja si kau peles o doktor.
    Akoma me qytetarin dixhital .Po ty te kane nderprere komunikimin apo ti dergojne me pellumb poste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *