• |
ide | kryesore

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me kànabis, arrestohen dy persona

Lajme, Të fundit


Dy shtetas janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit pasi në makinë iu gjetën doza kanabisi. Autoritetet sekuestruan sasitë e lëndës narkotike kanabis, një automjet dhe një celular.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestoi shtetasit:

B. D., 30 vjeç, banues në Shkup, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë në doza;

M. M., 29 vjeç, banues në Belgjikë, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *