• |
ide | kryesore

U kap me kαnabis të ndarë në doza, arrestohet një 43-vjeçar në Gjirokastër

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një 43-vjeçar nga Gjirokastra ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me një sasi lënde narkotike kanabis. Ai e kishte ndarë në doza dhe e kishte përgatitur gati për shitje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Tuneli i Kalasë”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *