• |
ide | kryesore

Falsifikoi dokumentat, mbetet në burg ish-drejtori i Kadastrës së Gjirokastrës

Arkiva, Lajme



Ish-drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, Florian Taçi i cili u arrestua pak ditë më parë për mashtrim dhe falsifikim dokumentash është lënë në burg.

Masa e arrestit është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Ka qenë një operacion i përbashkët i mirëkoordinuar mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës Alban Memishaj.

Policia ka ushtruar kontrolle në zyrwn e Taçit në Gjirokastër ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës çka është shkelje e paprecedent. Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databazë online.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *