• |
ide | kryesore

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 59-vjeçari rus në Muriqan

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një 59-vjeçar rus është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska. Policia njofton se Igor Kokunov, i cili pritet të ekstradohet, akuzohet nga autoritetet ruse se ka përkrahur dhe bashkëpunuar me një kriminel nga Rusia.

“Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.“, njofton policia.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën për ta ekstraduar të arrestuarin drejt Rusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *