• |
ide | kryesore

Tentoi të kalonte kufirin në Muriqan, ndalohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim

Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia e Lezhës, teksa po tentonte të kalonte kufirin në Muriqan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Muriqan në dalje të vendit, ndaluan shtetasin 36 vjeç, banues në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *