• |
ide | kryesore

Zbardhet atentati në Lezhë/ Prangoset Agron Puka, në kërkim tre të rinj

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorë, Gjirokastër, Shkodra, Rodonit, Kamëz, Bruz, Ardian, Durrës, Lezhë



Zbardhet atentati, që ndodhi të mërkurën në derën e shkollës së fshatit Rrilë, në Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë shtetasi Agron Puka.

Ngjarja e rëndë, që mund të kishte shkaktuar një tragjedi për shkak se ndodhi pranë një shkolle, ka si autor shtetasit Vincens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka

Policia thotë se këta shtetas, të tre banues në Shëngjin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të Agron Pukës. Edhe ky i fundit ka qëlluar me armë kundër tre të rinjve. Policia ka arritur të gjejë armën e zjarrit të përdorur nga Agron Puka si kundërpërgjigje ndaj Vencens Tukut, Amarildo Kolës dhe Kevin Ndokës.

Për këtë ngjarje, është vënë në pranga Agron Puka, i cili fatmirësisht mbeti i plagosur lehtë, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të rinjtë që qëlluan me armë ndaj tij. lidhur me motivet e atentatit, policia shprehet se shkak është bërë një konflikt i mëhershëm për motive të dobëta mes Agron Pukës dhe tre të rinjve.

Mëngjesin e të mërkurës, tre të rinjtë kanë tentuar të ndalojë automjetin e Agron Pukës, ndërsa më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të tij. ndaj tyre rëndojnë akuzat për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe mbajtja pa leje e armëve.

Ngjarja që ndodhi në fshatin Rrilë të Lezhës, terrorizoi nxënësit e shkollës, mësuesit dhe banorët e zonës, të cilët u shprehën se situata ishte e ngjashme si në vitin 1997.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *