• |
ide | kryesore

Mbi 100 doza kanabisi, kapen dy të rinj në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorë



Policia në Vlorë ka arrestuar dy persona pasi u kapën duke shitur doza kanabisi në lagjet e qytetit.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale E. I., 32 vjeç dhe M. I., 22 vjeç, të dy banues në Vlorë. Mësohet se janë sekuestruan 126 doza kanabisi.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 13”, goditen 2 raste të tjera të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 126 doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash e përfituar nga shitja e dozave, si dhe 2 celularë.

Arrestohen 2 shtetas që u kapën në flagrancë teksa i shitnin dozat, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 13”, si rezultat i të cilit u konstatuan dhe u goditën 2 raste të tjera në këtë fushë.

Për këto 2 raste, u kapën në flagrancë teksa shitnin në lagje të ndryshme të qytetit, dhe u arrestuan shtetasit:

– E. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 110 doza;
– M. I., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në 16 doza.

Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *