• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme në Flamengo-Criciuma, godet topin me një tjetër top: arbitri jep penallti

Sport, Video
Criciuma


Një episod i pazakontë dhe i bujshëm vjen direkt nga Brazili. Gjatë ndeshjes mes Flamengo dhe Criciuma, në minutën e 86′ arbitri akordoi një penallti (më pas i shndërruar në gol nga Gabigol për 2-1 final) për vendasit për një arsye vërtet të veçantë. Në zonën e penalltisë së Criciuma kishte dy topa, një i luajtur nga Everton dhe një tjetër i hedhur nga tribuna. Gustavo Barreto, duke kuptuar se nuk mund ta ndalte në asnjë mënyrë kundërshtarin, vendosi të bënte një truk të bukur, duke shkelmuar topin e dytë dhe duke goditur tjetrin, duke shmangur kështu konkluzionin e rrezikshëm. Arbitri i ndeshjes nuk pati dyshime: paralajmëroi me të verdhë Barreto dhe akordoi penallti për Flamengo.

Një episod vërtet i rrallë, por sipas rregullave, vendimi i arbitrit ishte i saktë. Rregulli 12 për faullet dhe sjelljen e keqe parashikon dhënien e një goditjeje dënimi direkte ose një penallti (nëse shkelja kryhet në zonë) nëse një lojtar “hedh një objekt te topi, një kundërshtar ose një arbitër, ose prek topin me një objekt të mbajtur në dorë”. Në këtë rast topi i dytë në fushë konsiderohet objekt. Por pse arbitri nuk e ndaloi lojën me dy topa në fushë? Sipas rregullit loja ndërpritet vetëm nëse ndërhyn topi i dytë. Në këtë rast ishte vetëm një ndërhyrje për shkak të një veprimi të qëllimshëm dhe të parregullt të Barreto.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *