• |
ide | kryesore

Neymar, tre fëmijë me mama të ndryshme: Kimberlly lind vogëlushen Helena, 9 muaj pasi Biancardi lindi Mavie

Sport
Helena


Neymar është bërë sërish baba. Sulmuesi brazilian njoftoi në rrjetet sociale lindjen e vajzës së tretë Helena, fryt i marrëdhënies së tij me modelen braziliane Amanda Kimberlly. Lojtari ishte tashmë babai i Davi Lucca (12 vjeç) dhe Mavie, e lindur në fund të vitit të kaluar, të gjithë me nëna të ndryshme.

Ylli brazilian i futbollit mirëpriti fëmijën e tij të tretë, një vajzë të quajtur Helena, më 3 korrik, ashtu si e konfirmoi ai vetë në rrjetet sociale. “Helena”, shkroi Neymar në një postim në Instagram më 19 korrik, krahas fotove të të porsalindurës në spital. “03/07/2024.” Neymar – i cili është gjithashtu baba i djalit Davi Lucca, 12 vjeç, me ish-Carolina Dantas dhe vajzën Mavie, 9 muajshe, me modelen Bruna Biancardi – e shoqëroi njoftimin me foton e bukur të tij në shoqërinë e djalit, duke takuar vajzën në spital dhe duke e mbajtur në prehër.

Pas spekulimeve se Amanda Kimberlly ishte në pritje të fëmijës së tij, modelja konfirmoi ardhjen e vogëlushes Helena në rrjetet sociale në të njëjtën ditë. Amanda shprehu gëzimin e saj me mbishkrimin në postimin e saj të 19 korrikut: “Muaji im i preferuar, korriku. Ne festuam ardhjen e vogëelushes Helena me një pritje të bukur të bërë me shumë dashuri dhe përkujdesje!”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *