• |
ide | kryesore

Blake Lively reagon pas zërave për divorc

Paparazzi, Slider


Blake Lively iu përgjigj  së fundmi një komenti në lidhje me raportin e  saj me Ryan Reynolds.

Pasi Lively ndau një Instagram të hënën për të mbështetur filmin e ri të bashkëshortit të saj “Deadpool & Wolverine”, një komentues pohoi se ka “thashetheme” se çifti po divorcohet pas më shumë se 11 vitesh martesë.

“Ti dhe Ryan duhet të postoni më shumë foto me njëri-tjetrin. Ka zëra që ju jeni divorcuar dhe unë nuk e besova dot sepse jeni thjesht një çift perfekt”, ka shkruar komentuesi. Blake, e cila është nënë e katër fëmijëve, i është përgjigjur ndjekësit me një emoji duke qeshur, ndërsa ka shkruar: “Kjo është thjesht dëshira e tyre!” Postimi paraqiste një foto të dyshes  duke u puthur në xhirimet e filmit të tij të ri Marvel.

Lively dhe Reynolds u takuan në xhirimet e një filmi tjetër superhero, “Green Lantern” të vitit 2011. Ata u martuan në shtator 2012 dhe kanë katër fëmijë së bashku. Emri i fëmijës së katërt të çiftit, Olin, i lindur në shkurt 2023, u zbulua nga Reynolds në premierën e “Deadpool” në New York City të hënën.

“Dua të filloj duke  falënderuar gruan time Blake, e cila është këtu”, tha Reynolds në skenë. “Dua të falënderoj fëmijët e mi James, Inez, Betty, Olin.”

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *