• |
ide | kryesore

Intervista e Ahmetajt, si dëshmi e tredhjes së SPAK-ut

1, Arkiva, Ide


Deklaratat e Arben Ahmetajt, ish numrit dy të qeverisë së Edi Ramës, çertifikuan përfundimisht çdo dyshim se veprimtaria e SPAK në hetimin e skandaleve qeveritare e bashkiake, nuk udhëhiqet nga interesi publik por nga interesi politik. Duke qenë njeriu më i afërt i kryeministrit, ministri i tij i reklamuar si sukses i financave dhe i rindërtimit, anëtar kryesie dhe drejtues qarku, Ahmetaj tha se të paktën në një aferë korruptive me përmasa të frikshme, inceneratorin e Tirnaës, pronarët faktikë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Por nëse për çdo qytetar shqiptar është e qartë se afera si inceneratorët, sterilizimi, 5D e shumë të tjera, nuk mund të jetësoheshin pa vullnetin e Ramës e Veliajt, çështja qëndron tek i ashtuquajturi hetim, që SPAK pretendon se ka ndërmarrë për zbardhjen e tyre. Pikërisht këtu, dëshmia e një zv/kryeministri dhe ministri Financash se prokuroria speciale nuk po heton procedurat që kanë prodhuar këto mega afera, vërteton jo thjesht faktin se ajo gjendet nën kontrollin politik të kryeministrit por dhe një tentativë të rrezikshme për t’i vënë kapak vjedhjeve më skandaloze në historinë e tri dekadave të fundit.

Deri tani, SPAK ka dështuar së pari  të zbërthejë mekanizmin që ka prodhuar zhvatjen e qindra milion eurove qytetarëve më të varfër në Europë dhe së dyti po dështon të ndalë hemoragjinë financiare që vazhdon si pasojë e koncensioneve korruptive. SPAK evitoi t’u japë përgjigje pyetjeve të thjeshta të tilla si: Si dhe kush i përzgjodhi kompanitë koncensionare, pse u shmang gara, si u negociuan kontratat, pse kryeministri gënjeu publikisht për pronarët e inceneratorit të Tiranës, si iu besuan dhejtra miliona euro muratorëve nga Italia apo një bukëpjekësi, si iu dha bonus një biznesi që nuk ekzistonte.., Dhe mbi të gjitha ku kanë shkuar paratë e paguara deri tani nga xhepat e shqiptarëve.

https://lapsi.al/2024/07/30/bomba-e-ahmetajt-prova-se-si-ne-tunelin-e-llogarase-u-zhduken-50-milione-euro/

Ish numri dy i qeverisë deklaroi se hetimi i procedurave, që sollën këtë zhvatje kolosale, mund të çojë drejt zbulimit të përgjegjësve të vërtetë (pronarë të inceneratorit janë Rama dhe Veliaj, tha ai) si dhe shpellës që ka përpirë qindra miliona euro. Këtë me siguri e di fare mirë dhe Dumani dhe prokurorët e tjerë, prandaj duke zgjedhur të mos hetojnë procedurën ata në fakt kanë zgjedhur të mbyllin sytë dhe veshët ndaj të vërtetës që mund t’i çojë atje ku as guxojnë ta mendojnë: tek Edi Rama dhe Erion Veliaj.

https://lapsi.al/2024/07/29/ahmetaj-top-channel-ka-marre-miliona-vjollca-hoxha-e-perfshire-ne-aferen-e-inceneratorit/

Duke tentuar të mbysin hetimin e vërtetë me statistika idiote, prokurorët e SPAK mund t’i sjellin vendit një dëm më të madh se sa vetë skandalet qeveritare.  Ata mund të arrestojnë Ilir Beqen për faturat e restorantit në vend të hetojnë koncensionet në shëndetësi, mund të burgosin Alqi Bllakon për rrogën e babait,  Lefter Kokën për letrat e të birit, Arben Ahmetajn për shtëpinë e gruas në vend se të zbulojnë si avullojnë qindra milion euro në një incenerator që nuk ekziston, mund të dënojnë Safet Gjicin për moral në vend të hetojnë 110 milion euro tendera në epokën e Rilindjes… por këto nuk i shërbejnë as të vërtetës dhe as integritetit të Prokurorisë Speciale. Prokurorët mund t’i rendisin këta emra si statistikë për të justifkuar rrogat e tyre, por në të njëjtën kohë ato shërbejnë dhe si lakmues për të çertifikuar tredhjen e tyre.

Në asnjë dhe në asnjë rast, ata nuk kanë guxuar të nxjerrin këmbën nga rrethi në çështje të nxehta që mund të çojnë tek vendimarrjet apo skemat kriminale të kryeminstrit dhe kryetarit të Bashkisë. Ata kanë ulur kokën dhe mbledhin në thes ata që kanë “ngrënë kumbulla dhe dardha” pas shpinës së Edi Ramës dhe vetëm kur vendos Edi Rama. Ata nuk tregojnë dot se si ngrihen në ktë vend skemat e zhvatjeve qeveritare dhe as si vidhen votat që mbajnë në këmbë autorët e vërtetë të këtyre skemave.

Imagjinoni si do të silleshin prokurorët në një vend europian nëse numri dy i një qeverie do të dëshmonte ato që dëshmoi Ahmetaj për Edi Ramën dhe krahasojini me guximtarët e SPAK që recitojnë statistika ndërsa milionat vazhdojnë të avullojnë në Sharrë, në tecet lundruese apo tenderat sekretë. Dëshmia e Ahmetajt nuk zbuloi diçka që shqiptarët nuk e dinë, por ajo vërtetoi se të besosh që në një regjim ka segmente të pavarura që mund të trondisin vetë regjimin, është një përrallë ose për naivët ose për ata që shpresojnë t’u ndodhë mrekullia ndërsa flenë gjumë. ©lapsi.al


6 Comments

  1. Dihet qe kur ka qen kr bashkie ky gomari i Surrelit ka qen hajduti me i madh i Shqiptareve te cileve u mesoi si duhet tu kerkosh ndertuesve 20- 30% . Te tjeret gjera jan pordh me rigon o popull prandaj gomari Surrelit do shkruhet ne histori si hajduti me i pa ngopur ne bot e jo me ne Shqiperin e rraskapitur nga fukaralleku, maskaralleku, duar trokitjet pa lidhje , hajdutlleku i votave, prsionet pa fund te punonjesve te shtetit, patronazhistet, etj etj pa fund poshtersit qe ka ber Surrelesi me bandat me kurvat, me Olsin , me nderkombetaret, 🙈🙈🙈🙈🙈🙈pa fund vetem poshtersi dhe poshtersi,

  2. Te gjithe jane te tredhur dhe hajdute o shkulle, te gjithe pervec kancerit non-grata qe te mban me rroge, vetem ai eshte shenjtor dhe i virgjer.

  3. KADRI YMER KËLLIRA MË NE NJE DOSJE TE RE :ALEXANDER VUÇIÇ BABA I ZAHOS-KADRI YMERIT I MBANE GOJA ËRE MUTI PRANDAJ E TALLIN TE GJITHË ZAGARIN E MJERUAR thotë:

    KADRI YMËR KELLIRA JUA FUT KARIN NË BYTH
    FRRYK ÇYPIT
    MUT VELIUT
    KOL KYÇIT SALLAKS
    KAR BOLËS BOLINO
    DENIS MINGËS
    BATON HAXHIUT
    MIL ZEKËS
    KRESHNIK SPAHIUT
    ARBËR HITAJT
    ARBEN MEÇOS
    IDAJET BYTHQIRIT
    ROMEO KAR-s
    MENTOR NAZARKOS
    YLLI PATËS
    LENC VANGJELIT
    DRITAN HALE-s
    DENIS DYRR’s
    OLSI RAMËS
    TAO PALLËS
    VELLAIT TE KIMETE BERISHES
    DULLA KOTIT
    BERAT BUZHALËS
    EDI RAMËS
    VLADIMIR PUTINIT
    ALEXANDER VUÇIÇIT

  4. ARMAND SHKULLAKU,ANDI BUSHATI ,FATO LUBONJA E TALLIN KEQ YMER QËLBAZEN TE CILIT I MBANE GOJE ËRE MUTI thotë:

    KADRI (FEIMI) KËLLIRA IK FUTJA KARIN NË BYTH
    MUT VELIUT
    DENIS MINGËS
    BLEDI MANËS
    E mos shkruaj ketu te LAPSI

  5. Dy ditë më parë këta miratuan së bashku Kodin zgjedhor, ngjarjen më të rëndësishme politike në vend, duke zgjidhur secili hallet e veta. Edi Rama duke konsoliduar pushtetin dhe mandatin tjetër, dhe Berisha duke konsoliduar pushtetin në krye të opozitës.

    Po bashke miratuan amnistinë në fund të vitit që shkoi. Shtuan ca kritere bën ca ndere në të dy anët.Shkruaj shkulLak nga resorti i oligarkeve pacavuren e rradhes ti ne kat te trete dhe ne ne te pestin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *