• |
ide | kryesore

Paguan 2600 euro për një dietë me omëletë dhe mish, por përfundon në spital

Lapsi Leaks
dietë


Me synimin për të humbur peshë, një 43-vjeçar nga Lecce në Itali iu drejtua një kompanie “të specializuar”. Kundrejt një çmimi 2600 euro (të paguara paraprakisht) aty i rekomanduan një dietë që i bazohej në një program ushqimor të bazuar në krem pana, omëletë (secila e përbërë nga 4-5 vezë), shumë mascarpone dhe mish derri. Por, në vend që të dobësohej ai nisi të ndihej keq duke u detyruar t’i nënshtrohej një operacioni për kolecistektominë.

Corriere della Sera shkruan se 43-vjeçari iu drejtua Gjykatës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmin që ka pësuar. Ai u paraqit në spitalin Vito Fazzi në Lecce me dhimbje barku. Pacienti iu nënshtrua analizave të cilat zbuluan një pasqyrë klinike alarmante: mëlçi me volum të shtuar, akumulim anormal të triglicerideve, zgjerim të rrugëve biliare. Në raportin mjekësor nënvizohet se kjo ka ardhur “për shkak të dëmeve” të shkaktuara nga dieta.

Personi thotë se e ka paralajmëruar kompaninë se vuante nga diabeti, hipertensioni dhe apnea e gjumit. Pavarësisht se nuk iu nënshtrua testeve mjekësore apo testeve instrumentale, ai nisi dietën e propozuar, e cila përfshinte konsumim të bollshëm ditor të substancave të pasura me proteina dhe yndyra për afërsisht 20 javë. Dietën nuk e përfundoi pasi përfundoi më herët në spital. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *