• |
ide | kryesore

Video/ Milan kompleton tripletën me talentet e rinj: mposht edhe Barcelonën në Baltimora

Sport, Video
Milan



Duke mposhtur Barcelonën me penallti (6-5) në Baltimora, Milan e mbylli turneun e Shteteve të Bashkuara me rezultat pozitiv (tre fitore nga tre ndeshje të luajtura). Ndaj katalanasve, skuadra e teknikut Fonseca kaloi në avantazh 2-0 në pjesën e parë me golat e Jovic dhe Pulisic. Blaugranat barazuan falë një dygolëshi të polakut Lewandowski. Te penalltitë vendimtar ishte Zeroli.

Milan tregon se është gati. Detajet vijnë nga turneu veror i kuqezinjve, i cili ishte i shkëlqyer pavarësisht mungesave të shumta dhe lojtarëve të shumtë që duhet të rikuperohen deri në fillimin e kampionatit. Ndërsa prisnin Theo dhe Maignan, kuqezinjtë gjetën përsëri Pulisic dhe i dhanë vetes një tjetër fitore luksi. Pas Manchester City dhe Real Madrid, edhe Barcelona ra me penallti përballë Milan.

RIKTHEHET LEAO, SKENËN E MORI PULISIC

Baltimora dëshmon rikthimin e Rafa Leao në fushë dhe eksperimentet e reja të teknikut Fonseca. Saelemaekers në të djathtë të mbrojtjes, Musah dhe Loftus-Cheek në mesfushë me Pulisic të provuar gjithashtu si sulmues. Jovic zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10′, Pulisic dyfishoi epërsinë me një goditje të përsosur me të majtën duke ekzaltuar publikun në Baltimora. Barça reagoi dhe Torriani shpëtoi dy herë ekipin e tij, por nuk bëri dot asgjë në minutën e 22′ kur Lewandowski shënoi me pasimin e Raphinha.

Lexo më tej: Video/ Camarda prezantohet para shokëve të Milan duke kënduar: tallja epike e Leaos në rrjetet sociale

Në pjesën e dytë Blaugranat ngritën nivelin e presingut dhe zotërimit të topit, duke vënë në vështirësi Milan. Lewandowski barazoi në minutën e 58′ dhe kuqezinjtë, në fakt, u mbrojtën vetëm për ta çuar ndeshjen te penalltitë. Aty spektakli ishte i gjithi i portierit Torriani, me një tjetër paraqitje të shkëlqyer nga ai që ëndërron të bëhet zëvendës i Maignan të paktën derisa të kthehet Sportiello. Portieri priti penalltitë e Junyent dhe Faye. Kështu, lojë, ndeshje, takime: tre nga tre për Milan në Shtetet e Bashkuara, në pritje të emrave të fundit të mëdhenj (Morata, Maignan dhe Theo mbi të gjithë).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *