• |
ide | kryesore

Nick Cannon: Do doja të rikthehesha me Mariah Carey

Paparazzi, Slider



Nick Cannon deklaroi së fundmi se do të rikthehetj me ish-bashkëshorten e tij,  MariahCarey, tetë vjet pasi dyshja u ndanë.

Po, absolutisht. Do isha budalla nëse nuk do ta bëja,” u përgjigj Cannon kur u pyet nga E! News nëse do të rikthehej sërish me këngëtaren e “Obsessed”. “Ne jemi për njëri tjetrin,” tha ai. “Por ajo nuk më do mua”.

Bashkëprezantuesja e “We Playin Spades” , Courtney Bee, iu bashkua atij për intervistën dhe ndërhyri shpejt, “Po ti  largove dhe bëre 10 fëmijë”. Një ekip i tërë bejsbolli,” shtoi Cannon me shaka.

Reperi ka dhjetë fëmijë nga pesë gra, përveç binjakëve 13-vjeçarë që ndan me Carey, Maroken “Roc” dhe Monroe “Roe”.

Duke folur për nënat e fëmijëve të tij, ai zbuloi se kanë marrëdhënie të mira pavarësisht se ai nuk ka asnjë lloj pritshmërie mbi to, “Nuk kam pritshmëri,” shpjegoi aktori i “Drumline”. “ Ato kanë jetën e tyre.”

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *