• |
ide | kryesore

Bryan Tanaka konfirmon ndarjen nga Mariah Carey

Paparazzi, Slider



Bryan Tanaka konfirmoi se ai dhe Mariah Carey i kanë dhënë fund lidhjes.

“Me emocione të përziera, e ndaj këtë përditësim personal në lidhje me ndarjen time miqësore nga Mariah Carey pas shtatë vitesh të jashtëzakonshme së bashku”, shkroi kërcimtari në Instagram të martën.

“Vendimi ynë për të nisur shtigje të ndryshme është i ndërsjellët, dhe ndërsa lundrojmë në këto udhëtime të veçanta, ne e bëjmë këtë me një ndjenjë  mirënjohjeje për kohën e paçmuar që kemi ndarë.”

Tanka, i cili filloi të takohej me këngëtaren e “Fantasy” në vitin 2016, tha më tej se do të mbajë afë zemrës “kujtimet” dhe “bashkëpunimet artistike” të tyre.

“Përkushtimi i Mariah ndaj familjes së saj dhe përkushtimi  ndaj zanatit të saj na kanë frymëzuar gjatë udhëtimit tonë të përbashkët,” vazhdoi ai.

“Dua të shpreh dashurinë dhe vlerësimin tim për Mariah dhe fëmijët e saj të jashtëzakonshëm, ngrohtësia dhe mirësia e të cilëve e pasuruan jetën time.

Thashethemet për ndarjen e Carey dhe Tanaka u shfaqën fillimisht në kohën kur krijuesja e hitit shkoi në udhëtimin e saj vjetor në Aspen, Colo. vetëm në fillim të këtij muaji.

Një burim konfirmoi për Page Six më 20 dhjetor se të dy u ndanë sepse Tanaka, i cili është 14 vjet më i vogël se Mariah donte një familje.

Këngëtarja e “Touch My Body” ndan binjakët Moroccan dhe Monroe, 12 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Nick Cannon./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *